Në ditën e katërt të fushatës zgjedhore, Partia Demoktratike Shqiptare vizitoi Negotinën dhe Vrapçishtin. Lideri i kësaj partie Menduh Thaçi para banorëve të këtyre dy vendeve u shpreh i bindur se më 15 tetor do ta mposhtin BDI-n si në Tetovë ashtu edhe në Vrapçisht, pasi sipas tij tërë këto vite ata nuk kanë punuar asgjë për popullin, duke përmendur disa nga problemet kryesore në këto vendbanime si kanalizimi, ajri i ndotur e kështu me radhë. Thaçi siguroi se me fitoren e PDSH-së, të gjithë këto probleme do të marrin fund dhe për të njejtat do të gjindet zgjidhje.
“Çështja e rrugëve, çështja e kanalizimit, e shkollave, e ajrit të ndotur, çështja e mbeturinave që lëvizin dhe digjen nëpër komuna, nëpër qytetet dhe fshatrat ku jetojmë ne është vula e mossuksesit politik, të atij mashtrimi 16 vjeçar të Ali Ahmetit dhe BDI-së. Para 16 viteve na thanë se na kanë çliruar, na thanë se na i kanë realizuar të gjitha të drejtat. Sot, ne drejtpërdrejtë ballafaqohemi me të vërtetën e madhe se lëre që nuk jemi çliruar po jeojmë më keq se çdo popull dhe çdo qytetar që jeton ne Europë…Kam bindje se BDI do të pësoj debakëll të madh në Tertovë, sigurisht edhe në Bogovinë”, deklaroi Menduh Thaçi.

