Në debatin me kandidatët për kryetarë për Komunën e Studeniçanit nuk ka marrë pjesë kandidati i BDI-së, Fehmi Jonuzi, karrigia e të cilit mbetet e zbrazët. Siç është praktikë, drejtuesit e emisionit “Studio e hapur”, i kanë bërë pyetje kandidatit që nuk është i pranishëm.
Lexojini pyetjet më poshtë!
Si mendoni t’ju besojnë banorët e Studniçanit se jeni njeri i drejtë, kur ju edhe tani gjatë fushatës filloni me diskriminime, në rastin konkret të mediave?
- Gjatë kohës sa ishit deputet në Kuvend, shumë rrallë jua kemi dëgjuar zërin. Pse?
- Banorët ankohen për mungesë shkolle, kanalizime dhe transport. Duke qenë se BDI prej 15 vitesh është në pushtet, pse nuk keni ofruar ndihmë për t’i zgjidhur këto probleme?
- A do të thotë kjo se partia që ju i takoni, i ka dënuar komunat, të cilat nuk ia kanë dhënë votat?
- Si është e mundur që Draçeva të jetë e stërmbushur me kapacitete të ndryshme ekonomike, kurse Studeniçani të jetë krejtësisht i lënë pas dore?

