Author: almakos

29 September Në spitalin Zhan Mitrev është kryer edhe një operacion i rrallë që është veçori e tij dhe ekipit të tij, bëhet fjalë për autotransplantim të zemrës. Paciente ka qenë një grua 64 vjeçe e cila ka pasur zgjerim të madh të barkusheve të para të zemrës. Sot, vetëm një ditë pas operacionit, ajo është në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme, pa kurrfarë komplikimesh. Ky është operacioni i katërt i këtij lloji i doktor Zhan Mitrevit që nga viti 2000 deri më tani. Pacientëve pas këtij lloji të rrallë të operimit u zgjatet jeta me vite të tëra.…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri i republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, ditën e tretë dhe të fundit të vizitës së tij e ka filluar me një takim më kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Në këtë takim, Davutogllu ka dhënë përkrahje për procesin integrues të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Pas takimit në Kuvend, profesori Davutogllu ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij”, ndërsa ka mbajur edhe një ligjëratë para studentëve të fakulteti juridik. Ai tha se gjithnjë e ndjen veten si në shtëpi kur është në mesin e studentëve.s “Shkupi tradicional, ju keni kisha ortodokse dhe…

Lexo më Shumë

Shitësit e Bit Pazarit ndjehen të tradhtuar nga ndërmarrja “Skopski Pazar”, e cila i ka detyruar të blejnë dyqanet e tyre edhe atë me çmime të larta. Shitësit thonë se ndërmarrja po shkel premtimin se dyqanet nuk do të shiten por do të vazhdojnë të jepen me qera. Përmes protestave si kjo e sotmja, ata i kundërvihen ultimatumit të ndërmarrjes “Skopski Pazar”, i cili, siç thonë shitësit, u rrezikon bukën e gojës. TREGTAR I kemi pasur, 30 vjet dyqanet, sot çohet azgani edhe thotë unë e blej, e shes. TREGTAR Ne kemi dhënë votë për me na dhënë bukë, jo…

Lexo më Shumë

Kandidatët për kryetar të PDSH-së, Ardhmërisë Evropiane në koalicion me LSDM-në dhe kandidati i lëvzjes BESA nga Komuna e Studeniçanit mbrëmë në emisionin“Studio e hapur”, shpalosën platformat e tyre për zgjedhjet e 15 tetorit. Kandidati për kryetar i Komunës së Studeniçanit nga radhët e Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi, premtoi ndërtimin e një shkolle të mesme në Komunën e Studeniçanit, por para kësaj ai tha se do të përkushtohen në kushtet e shkollave fillore dhe për departizimin e arsimit dhe ngritjen e cilësisë. REXHEP MEMEDI, LËVIZJA BESA “Për fat të keq duhet të filloj se jemi larg komunës, atë që bashkëbiseduesi…

Lexo më Shumë

Marrëveshja për formimin e një komisioni të përbashkët greko-maqedonas i cili do të merren me pastrimin e librave shkollore nga iredentizmi është një punë e mirë, por nëse që të dyja palët të pranojnë të korigjohen atëherë do të ketë rezultat, pasi nëse fajësohet dhe korigjohet vetëm njëra palë, nuk do të ketë efekt. Nëse ndodhë korigjimi vetëm i librave të Maqedonisë, atëherë komisioni do të dukej i destinuar vetëm për “spastrimin” e librave të vendit tonë, vlerëson ish ministri i Jashtëm, Nikolla Popovski. NIKOLLA POPOVSKI, ISH MINISTËR I JASHTËM “Nëse tendenca është që të bëhet rishikimi vetëm i librave…

Lexo më Shumë

Paralajmërimi i shefit të diplomacisë greke, Nikos Kocijas për një marrëveshje të mundshme me Maqedoninë për menjanimin e siç ka thënë irredentizimit nga tekstet shkollore është përgënjeshtruar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë. Në një komunikatë të publikuara nga dikasteri i punëve të jashtme thuhet se Shefat e diplomacive të të dyja vendeve thonë se në takimin e Nju Jorkut nuk ështe biseduar për formimin e ndonjë komisioni të përbashkët, por se duhet të punohet kapërcimin e paraghykimeve historike dhe se fillimisht për këtë fillimisht duhet të diskutojnë ekspertët e dy vendeve Ajo për të cilën është biseduara…

Lexo më Shumë

Paralajmërimi i Komisionit Evropian se po përgatit strategji për anëtarësimin e mundshëm të Serbisë dhe Malit të Zi deri në vitin 2025 dhe përjashtimin e Maqedonisë nga një strategji e tillë, është dëshpëruese, thonë ekspertët. Profesori univeristar nga Londra, Adam Fagan megjithatë vlerëson se me kaq nuk mbaron tregimi i aderimit të Maqedonisë në BE. Në konferencën e organizuar nga Instituti për Politikë Evropiane, Simonida Kaçarska i apelon të gjithë aktorëve politik që të angazhohen seriozisht në realizimin e reformave urgjente prioritare, të nevojshme për integrim në Bashkimin Evropian. Është tronditëse, duket e padrejtë por nuk mendoj se është ‘kosto…

Lexo më Shumë

Rasti me akumulatorët ku duhej të hiqen taksat për prodhime të cilat i importon njëra nga kompanitë e zv/kryeministrit Koço Angjushev, e shfaqi nevojën e ndryshimit të Ligjit për konflikt interesash. Ekspertët paralajmërojnë se propozim-masa për import pa doganë të akumulatorëve të litium-jonit, në këtë formë siç është propozuar në seancë qeveritare është normale që t’i rrisë dyshimet për keqpërdorim të mundshëm dhe favorizim vetëm të kompanisë “Brako”. Sipas ish anëtares së komisionit për antikorrupsion, Vanja Mihajllovska, para miratimit të masave të këtilla qeveritare, duhet pasur kujdes që mos të favorizohet vetëm një kompani ose veprimtari e caktuar, por ato…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutogllu, ka falur namazin e xhumasë në xhaminë Murat Pasha në Çarshinë e Shkupit, e më pas ka shëtitur nëpër çarshi. Qytetarë të shumtë ndalonin ish kryeministrin turk për të bërë foto, ndërsa ai vizitoi edhe disa shoqata joqeveritare, si “Kopru” dhe “Ensar”.

Lexo më Shumë

Sot skadon afati për dorëzimin kandidaturave për kreun e prokurorisë publike. Nga Kuvendi prej ku duhet të arrijnë aplikimet theksuan se do të pranojnë dokumente edhe në dy ditët e ardhshme, shkaku i atyre të cilët biografinë e tyre e kanë dërguar përmes postës. Konkursi zgjati 15 ditë. Zyrtarisht kandidaturat i konfirmuan avokatët, Zvonko Davidoviq dhe Alkesandar Nakov, si dhe profesori universitar Sejfulla Osmani dhe noterja Lorija Vanevska. Javorja “Fokus” në edicionin e fundit, shkruan se kandidati më serioz për të mbushur vendin e zbrazët, prokuror shtetëror publik është Ljubomir Jovevski i cili është anëtar aktual i Këshillit të Prokurorëve,…

Lexo më Shumë

29 September Kandidati i VMRO DPMNE-së për qytetin e Shkupit, Koce Trajanovski ka prezantuar disa nga projektet nga programi zgjedhor për komunën e Çairit si modernizimin e bulevardit Nikolla Karavev apo siç njihet ndryshe si rruga e Plastikave, me cka sipas tij do të zgjidhet problemi me trafikun e rënduar në këtë pjesë të Shkupit. “Me rikonstruksionin dhe zgjerimin prej 1200 metrave do të fitojmë një bulevard të ri modern me katër korsi komunikacioni, me shtigje për bicikleta dhe kombësor, me sinjalizim vertikal dhe horizantal….Me këtë ndoshta nuk do të zgjidhet tërësisht problemi me komunikacionin por në masë të madhe…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar i komunës së Gostivarit nga BDI-ja, Nevzat Bejta, ka vazhduar mbrëmë aktivitetet parazgjedhore, duke prezantuar projektet e realizua në lagjen Njësia e Gjashtë. Sipas tij, në këtë lagje janë rinovuar ujësjellësi, janë asfaltuar rrugët dhe është rregulluar shkolla e kësaj lagjeje. Nevzat Bejta me këtë rast ka premtuar se, me marrjen e mandatit të ri, ai dhe ekipi i tij do të fillojnë për projektet e reja infrastrukturore përfshirë themelimin edhe të një edhe të një teatri. “Rruga nga shtëpia e kulturës e deri tek transformatori kjo rrugë do riasfaltohet dhe do bëhet me gjitha standardet që…

Lexo më Shumë