Paralajmërimi i shefit të diplomacisë greke, Nikos Kocijas për një marrëveshje të mundshme me Maqedoninë për menjanimin e siç ka thënë irredentizimit nga tekstet shkollore është përgënjeshtruar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë. Në një komunikatë të publikuara nga dikasteri i punëve të jashtme thuhet se Shefat e diplomacive të të dyja vendeve thonë se në takimin e Nju Jorkut nuk ështe biseduar për formimin e ndonjë komisioni të përbashkët, por se duhet të punohet kapërcimin e paraghykimeve historike dhe se fillimisht për këtë fillimisht duhet të diskutojnë ekspertët e dy vendeve
Ajo për të cilën është biseduara në Nju Jork mes Ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë është në drejtim të iniciativës së Maqedonisë nga viti 2007 për një takim të historianëve të të dyja vendeve. Në takimin në Nju Jork bashkëbiseduesit janë pajtuar se duhet të punohet për kapërcimin e paragjykimeve në Ballkan në interes të bashkëpunimit për një të ardhme të përbashkët evropiane. Dy ministrat në këtë fazë kanë biseduar për një takim të ekspertëve të fushës së historisë, dhe jo për formimin e një komisioni të përbashkët- thuhet në kumtesën e MPJ-së.
Në drejtim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve është edhe deklarata e Ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska por edhe ajo nuk flet për ndonjë marrëveshje mes dy shteteve për çështjen e teksteve të historisë.
Mendoj se edhe Maqedonia edhe i gjithë Ballkani kanë nevojë për një shans të dytë dhe të jemi shtete serioze evropiane, patjetër të ndryshojmë. Të shohim përpara dhe të mos të bllokohemi, në veçanti sa i përket historisë dhU dakorduam të formojmë komision të përbashkët prej nëntorit të këtij viti, i cili në afat prej katër muajve di të duhet ta kryejë punën e vet – mënjanimin e irredentizmit nga librat shkollorë dhe hartat gjeografike nëto. Ky është një hap shumë i rëndësishëm, ndërkaq pasojnë edhe hapa të tjerë për të cilët tashmë biseduam- tha Nikos Kocijas, ministër i Jashtëm i Greqisë.e librave. Qëllimi jonë është të fokusohemi në atë se çfarë ndodh sot, në atë që na pret si rajon në pesë-10 vitet e fundit. Kemi probleme të përbashkëta, problemet ekonomike i kemi identike dhe duam të punojmë në zgjidhjen e tyre- deklaroi Radmilla Sheqerinska, ministre e Mbrojtjes.
Por, shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas në një prononcim për mediat përmend mandje edhe afate për formimin e komisionit që sipas tij duhët të nis me punë në nëntor të këtij viti dhe në fat prej katër muajve të dalë me rezultatet konrete.
U dakorduam të formojmë komision të përbashkët prej nëntorit të këtij viti, i cili në afat prej katër muajve di të duhet ta kryejë punën e vet – mënjanimin e irredentizmit nga librat shkollorë dhe hartat gjeografike nëto. Ky është një hap shumë i rëndësishëm, ndërkaq pasojnë edhe hapa të tjerë për të cilët tashmë biseduam- tha Nikos Kocijas, ministër i Jashtëm i Greqisë.
Bisedimet mes dy vendeve për zgjidhjen e kontestit të emrit që edhe ka bllokuar procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë janë intensifikuar pas formimit të qeverisë së re e cila në vazhdimësi ka shprehur vendosmërinë për zgjidhjen e kontesteve me fqinjës.
/Vjollca Aliti

