Ish kryeministri i republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, ditën e tretë dhe të fundit të vizitës së tij e ka filluar me një takim më kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Në këtë takim, Davutogllu ka dhënë përkrahje për procesin integrues të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Pas takimit në Kuvend, profesori Davutogllu ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij”, ndërsa ka mbajur edhe një ligjëratë para studentëve të fakulteti juridik. Ai tha se gjithnjë e ndjen veten si në shtëpi kur është në mesin e studentëve.s
“Shkupi tradicional, ju keni kisha ortodokse dhe katolike, keni xhami, sinagoge afër njëra tjetrës. Nëse e mbani këtë strukturë të qytetit është e vetmja garanci për integritetin e shoqërisë maqedonase. Në të njejtën kohë paraqet respekt për identitetet etnike dhe religjioze”, tha ish kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutogllu.
Namazin e xhumasë, Davutogllu e ka falur në xhaminë Murat Pasha në Çarshinë e Shkupit, e më pas ka shëtitur nëpër çarshi. Qytetarë të shumtë ndalonin ish kryeministrin turk për të bërë foto, ndërsa ai vizitoi edhe disa shoqata joqeveritare si “Kopru” dhe “Ensar”. Davutogllu zhvilloi takime edhe me përfaqësues të Fondacionit FOCIC, si dhe unionit të shoqatave turke, MATUSITEB. Më pas, ish kryeministri turk priti në takim përfaqësues të partive turke TDP dhe TMBH. Ai gjithasthu zhvilloi takime edhe me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin, si dhe atë të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskin.

