29 September
Kandidati i VMRO DPMNE-së për qytetin e Shkupit, Koce Trajanovski ka prezantuar disa nga projektet nga programi zgjedhor për komunën e Çairit si modernizimin e bulevardit Nikolla Karavev apo siç njihet ndryshe si rruga e Plastikave, me cka sipas tij do të zgjidhet problemi me trafikun e rënduar në këtë pjesë të Shkupit.
“Me rikonstruksionin dhe zgjerimin prej 1200 metrave do të fitojmë një bulevard të ri modern me katër korsi komunikacioni, me shtigje për bicikleta dhe kombësor, me sinjalizim vertikal dhe horizantal….Me këtë ndoshta nuk do të zgjidhet tërësisht problemi me komunikacionin por në masë të madhe do të ndihmojmë në lehtësimin e qarkullimit në këtë pjesë problemtatike…..Gjithashtu në programin zgjedhor parashohim edhe rikonstruksionin e bulevardit brigada maqedonaso-kosovare, të burlevardit Ferid Murati, të rrugës brigada e dytë maqedonase si dhe projekte tjera”, u shpreh Koce Trajanovski, kandidat i VMRO-së Qytetin e Shkupit.

