Marrëveshja për formimin e një komisioni të përbashkët greko-maqedonas i cili do të merren me pastrimin e librave shkollore nga iredentizmi është një punë e mirë, por nëse që të dyja palët të pranojnë të korigjohen atëherë do të ketë rezultat, pasi nëse fajësohet dhe korigjohet vetëm njëra palë, nuk do të ketë efekt. Nëse ndodhë korigjimi vetëm i librave të Maqedonisë, atëherë komisioni do të dukej i destinuar vetëm për “spastrimin” e librave të vendit tonë, vlerëson ish ministri i Jashtëm, Nikolla Popovski.
NIKOLLA POPOVSKI, ISH MINISTËR I JASHTËM
“Nëse tendenca është që të bëhet rishikimi vetëm i librave të Maqedonisë atëherë mendoj se dalim nga koncepti i reciprocitetit dhe në këtë rast imponojmë nevojën që Maqedonia të shikohet si një anë e cila vetëm krijon probleme. Mendoj se duhet të dalim prej matricës që ne si shtet të presim vetëm tekste të gatshme të cilat duhet ti nënshkruajmë. Do doja të ketë barazi për të gjithë personat e përfshirë në mënyrë që për të gjithë të vlejnë rregullat e njëjta”
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska vlerëson gjithashtu se kjo temë duhet të jetë reciproke, por megjithatë për të është e palogjikshme që një shtet evropian dhe një tjetër që pretendon të jetë, ende të merren me historinë dhe të kaluarën.
RADMILLA SHEQERINSKA, MINISTRE E MBROJTJES
“Fakt është që kjo temë që u hap në Ballkan flitej me vite të tëra por gjithnjë nëpërmjet reciprocitetit dhe punë së përbashkët. Por, jo vetëm Maqedoni, i gjithë Ballkani ka nevojë për një shans të dytë. E për ta fituar këtë shansë dhe për të na parë si shtete serioze evropiane, ne duhet të ndryshojmë sjelljen. Gjëja e parë që pritet madje edhe nga shtetet anëtarë është që të shikojmë para e të mos merremi me histori dhe me librat shkollor”
Ndërkohë që përfaqësues të Qeverisë dhe të opozitës komentojnë idenë e Greqisë për libra të korrigjuar të historisë, Instituti për politikë evropiane është optimist për nisjen e negociatave të Maqedonisë për antarësim në Bashkimin Evropian nëse procesi zgjedhor kalon në mënyrë të drejtë dhe demokratike. Sipas tyre, Maqedonisë tashmë i është dhënë rekomandimi i kushtëzuar dhe ka gjasa që në prill të merr edhe një të tillë, por shteti duhet të dëshmojë se ja vlen besimi i dhënë nga BE-ja me reformat në drejtësi, me zgjedhjet e lira dhe demokratike dhe pjekurinë politike.
/Ferikan Iljazi Arifi

