Kandidati për kryetar i komunës së Gostivarit nga BDI-ja, Nevzat Bejta, ka vazhduar mbrëmë aktivitetet parazgjedhore, duke prezantuar projektet e realizua në lagjen Njësia e Gjashtë. Sipas tij, në këtë lagje janë rinovuar ujësjellësi, janë asfaltuar rrugët dhe është rregulluar shkolla e kësaj lagjeje. Nevzat Bejta me këtë rast ka premtuar se, me marrjen e mandatit të ri, ai dhe ekipi i tij do të fillojnë për projektet e reja infrastrukturore përfshirë themelimin edhe të një edhe të një teatri.
“Rruga nga shtëpia e kulturës e deri tek transformatori kjo rrugë do riasfaltohet dhe do bëhet me gjitha standardet që kërkojnë kriteret e ndërtimit. Pastaj rregullimi i trotuarit rruga 101 nga dam kom deri tek JNA, ndërtimi i rrugës Beagradska që duhet të merremi vesh me banorët, sepse e kërkojnë ata që të hapet dhe bëhet në të mirë të tyre, themelimi i teatrit në komunën e Gostivarit kënd lojërash për fëmijë tek Ismail Qemali dhe ndërtimi dhe zgjerimi i linjës së ujësjellësit në zonën e gjashtë”, tha Nevzat Bejta, BDI.

