Author: almakos

Ministria e Kulturës shpalosi konkursin për programin vjetor dhe ju bëri apel artistëve që të konkurojnë me idetë dhe projektet e tyre kulturore. Ministri Robert Allagjozovski tha se tashmë e kanë përpiluar një model të ri të aplikimit i cili besojnë se do të jetë lehtësues për ata që duan të konkurojnë për mjete nga ministria. Në mënyrë që të ketë sa shumë diversitet në konkurs, ministri Allagjozov tha se vazhdimisht do të ketë thirrje publike dhe sensibilizim të artistëve për të marrë pjesë.“Arritëm t’i ridizajnojmë dokumentet e konkursit të cilat janë në pajtueshmëri me strategjinë e re kulturore e…

Lexo më Shumë

Më datë 21 të këtij muaji, katër foshnje të porsalindura ndërruan jetë në Klinikën për Gjinekologji në Shkup. Dy femra dhe dy meshkuj kanë lindur parakohe, dhe të njëjtët janë vendosur në inkubator dhe kanë luftuar për jetë por nuk kanë arritur të mbijetojnë. Sipas njoftimeve të Komisionit të formuar për hetimin e vdekjeve, të katër rastet e veçanta kanë qenë shtatëzani të rrezikshme që kanë përfunduar me lindje të parakohshme, kështu që fëmijët kanë qenë shumë të vegjël dhe të dobët. Fëmijët nuk kanë vdekur të gjithë në një kohë. Njëra ka luftuar për jetë 24 orë, ndërsa njëra…

Lexo më Shumë

Profesor Ahmet Davutoglu, në intervistën për Emisionin “PikëPamje”, në Televizionin SHENJA, ka folur për përpjekjet për themelimin e një sistemi të ri regjional në Ballkan. Ai përmend nevojën për bisedime të nivelit sa më të lartë. “Liderët politik duhet të shihen më shpesh, t’i zgjidhin problemet duke biseduar. E dyta, duhet krijuar një pellg paqësor. Pra, kushdo që e kërcënon sigurinë e Ballkanit, qoftë këto grupe terroriste, grupe të ndryshme kriminale, grupet radikale apo raciste, apo ndonjë kulturë konfliktuoze që do t’na bënte t’i përjetojmë dhembjet e ngjashme si ato të Bosnjës, kundër të gjitha këtyre duhet ta ndërtojmë një…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Ahmet Davutoglu, vlerëson se shqiptarët janë populli më autentik i gjeografisë ballkanike. ”Kur vështroni thellësinë historike, ky popull është populli më rrënjësor i kësaj gjeografie. Shpesh duke u aluduar në atë se Islami është fe që ka ardhur nga jashtë, me të përpiqen që edhe shqiptarët t’i projektojnë si të tillë, përmes një tendence tëhuajësuese, ka deklaruar Davtoglu, gjatë Emisionit “PikëPamje”, në Televizionin SHENJA. “Në realitet, as shqiptarët e as Islami nuk janë të jashtëm.  Nëse Islami ka ardhur nga jashtë atëherë edhe krishterimi ka ardhur nga jashtë, sepse edhe ajo ka penetruar përmes migrimeve. Shqiptarët janë një popull…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, në Emisionin “Pikëpamje” në Televizionin SHENJA, ka deklaruar se ardhja nga Konja në Shkup ose nga Stambolli në Shkup, nuk e ka bërë ta ndjej veten kurrë të huaj. “Kam vizituar shumë qytete nëpër botë. Disa nga ato ju tërheqin vëmendjen tejmase, ju pëlqejnë, por nuk i ndjeni si tuajat. Në ato qytete shëtisni si turist. Nuk mund t’i shëtisni këto qytete, duke u ndjerë si njerëzit e tij, apo si pjesë e pandashme e tij. Ju duken interesante, të bukura por e ndjeni se ju nuk i përkitni atyre. Kur erdha në Shkup për…

Lexo më Shumë

Për 4 foshnjat të cilat humbën jetën më datë 21 të këtij muaji ne Klinikën e Gjinekologjisë Shkup Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur një raport në të cilën thuhet se shkaqet për vdekjen e foshnjave nuk kanë qenë mungesa e kujdesit dhe trajtimit mjekësor por, problemet tjera si shtatzëni më rrezik të lartë të cilat kanë përfunduar me lindje të parakohshme. Në raport thuhet gjithashtu se foshnjat kanë pasur peshë të vogël pas lindjes. Sipas Raporti të Komisionit të Ministrisë së Shëndetësis u konstatua se i gjithë procesi është trajtuar dhe është vepruar në pajtim me protokollet e parapara mjeksore.

Lexo më Shumë

30 September Kandidati për kryetar komune nga radhët e partisë Aleanca për Shqiptarët, Adnan Neziri banorëve të Lisecit dhe Shipkovicës iu premtoi se si kryetar i ardhshëm i Komunës së Tetovës do të angazhohet për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen banorët e malësisë. Ai premtoi investime në rrugë, shkolla, ujësjellës si dhe rregullimin e shtratirt të lumit. Kemi paraparë rregullimin e rrugëve në dinamik. Pasi ka nevojë si fshatë për infrastrukturë, dhe në disa pjesë ndërtimin e kanalizimeve besoj se janë investime modeste por të arritshme dhe të mundshme dhe kuptohet që gjatë mandatit katër vjeçar, me një…

Lexo më Shumë

Ndërsa moshatarët e tyre tashmë një muaj po zhvillojnë normalisht procesin mësimor, nxënësit e klasës së parë të fshatit Kllukovec vitin shkollor e kanë nisur pa mësues. Orët e mësimit, 13 nxënësit e shkollës periferike “Vasill Gllavinov” i kalojnë duke mësuar shkronjat dhe numrat nga njëri tjetri. Alsat ishte në mesin e këtyre nxënësve, të cilët orët e mësimit i zëvendësonin me lojë. Vijmë çdo ditë në shkollë por nuk kemi mësues..nuk ka kush të na mësojë. Luajmë me shokët në klasë se nuk kemi mësues. Unë e kam emrin Aida dhe jam në klasën e parë..Çdo ditë vijmë në…

Lexo më Shumë

Këshilli i reformave ka shqyrtuar propozim ligjin që duhet të sigurojë përsëritje të rasteve gjyqësore të cilat në publik njihen si “të motivuara politikisht” ose “të montuara”, duke përfshirë edhe “Monstrën”, “Martin Neshkovskin” dhe të tjera. Por as ekspertët, e as Ministria e Drejtësisë nuk kanë qëndrim të unifikuar, pas propozimit të tillë që erdhi nga qytetarët e prekur. Në paraqitjen e mbrëmshëm në emisionin 360 Gradë, në Alsat M, Ministri i Drejtësisë Bilent Salii, tha se ende kërkohet zgjidhje- për atë cili do të jetë organi që do të vendosë se cili rast gjyqësor ka qenë dhe cili nuk…

Lexo më Shumë

30 September Të punësuarit e ndërrmarjes farmaceutike Alkaloid Shkup sot kan dhuruar më shumë se një million denarë në fondacionin “Trajce Mukaetov” fonde këto të cilat do ti dhurohen klinikës së fëmijëve, përkatësisht departamentit të epilepsisë dhe të astmës. Drejtori I përgjithshëm i Alkaloidit Zhivko Mukaetov në hepeningun tradicional i cili organizohet për të shtatin vit me radhë tha se do të vazhdojnë të kontribojnë në një jetë më të mirë për të gjithë .Ndërkaq drejtoresha e klinikës së fëmijëve Katerina Stavriç shpreson që bashkpunime të këtillë të vazhdoj edhe në të ardhmen . Dëshiroj të shpreh kënaqësinë time se…

Lexo më Shumë

Me ardhjen tonë në krye të komunës do të zgjidhim problemin me mbeturinat. Kështu ka thënë kandidati i Lëvizjes BESA, për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Ai ka thënë se qytetarët e Tetovës dhe rajonit të Pollogut e kanë parë me sytë e tyre se gjatë gjithë këtyre viteve ky vend dhe ky rajon ka qenë një çerdhe mbeturinash të cilat janë djegur vazhdimisht duke helmuar qytetin.“Sëmundjet e ndryshme që lidhen me ndotjen e ajrit dhe të ambientit kanë arritur përmasa katastrofale. Sot gjejmë mbeturina në çdo rruge e çdo lagje, madje edhe afër objekteve shëndetësorë. Kemi përjetuar…

Lexo më Shumë

30 September Evidenca të cilën po e aplikon së fundit Regjistri Qendror i Maqedonisë është mekanizëm alternativ për të matur paraprakisht numrin e popullsisë në vend apo siç njihet si regjistri i popullsisë. Këtë e konstatojnë njohësit e çështjeve duke pretenduar se pas kësaj mund të fshihet marrëveshje politike mes partnerëve të koalicionit. Duke hedhur dyshimet se i njëjti mund të keqpërdoret, akademiku Abdylmenaf Bexheti vlerëson se plotësimi i të dhënave personale të qytetarëve mund të përfundojë edhe me të dhëna të përgjysmuara në nivel republikan. Nëse i referohemi dioptrisë se çfarë mund të fshihet pas gjithë kësaj, ndonjë sherr…

Lexo më Shumë