30 September
Të punësuarit e ndërrmarjes farmaceutike Alkaloid Shkup sot kan dhuruar më shumë se një million denarë në fondacionin “Trajce Mukaetov” fonde këto të cilat do ti dhurohen klinikës së fëmijëve, përkatësisht departamentit të epilepsisë dhe të astmës. Drejtori I përgjithshëm i Alkaloidit Zhivko Mukaetov në hepeningun tradicional i cili organizohet për të shtatin vit me radhë tha se do të vazhdojnë të kontribojnë në një jetë më të mirë për të gjithë .Ndërkaq drejtoresha e klinikës së fëmijëve Katerina Stavriç shpreson që bashkpunime të këtillë të vazhdoj edhe në të ardhmen .
Dëshiroj të shpreh kënaqësinë time se çdo individ, i cili është pjesë e familjes së madhe “Alkaloid”, vazhdon të tregojë me sjelljen e tij që duam të ndihmojmë, që të jemi pjesë e këtij sistemi të Republikës së Maqedonisë. Kudo që të mundemi, do të vazhdojmë të jemi edhe më njerëzorë dhe më përgjegjës si individë dhe si kompani dhe për të kontribuar në një jetë më të mirë për të gjithë rreth nesh- deklaroi Zhivko Mukaetov, drejtor i përgjithshëm i Alkaloidit.
Ne kemi një traditë të gjatë të bashkëpunimit me Alkaloid. Shpresoj që do të vazhdojmë këtë bashkëpunim, sepse institucionet shëndetësore janë pjesë shumë e rëndësishme e ekzistencës, puna dhe modernizimi i mundësive të punës janë pikërisht këto donacione- deklaroi Katerina Stavric, drejtoresh e kilinikës së fëmijëve.
https://www.youtube.com/watch?v=68FIXUnMAo8&feature=youtu.be

