Me ardhjen tonë në krye të komunës do të zgjidhim problemin me mbeturinat. Kështu ka thënë kandidati i Lëvizjes BESA, për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Ai ka thënë se qytetarët e Tetovës dhe rajonit të Pollogut e kanë parë me sytë e tyre se gjatë gjithë këtyre viteve ky vend dhe ky rajon ka qenë një çerdhe mbeturinash të cilat janë djegur vazhdimisht duke helmuar qytetin.
“Sëmundjet e ndryshme që lidhen me ndotjen e ajrit dhe të ambientit kanë arritur përmasa katastrofale. Sot gjejmë mbeturina në çdo rruge e çdo lagje, madje edhe afër objekteve shëndetësorë. Kemi përjetuar ditë kur Tetova ka ngjasuar si arenë lufte për shkak të djegies së këtyre mbeturinave. E gjithë kjo falë dështimit të qeverisjeve të një pas njëshme të cilat ishin të paafta dhe të pa interesuara për ta zgjidhur këtë çështje jetike për vendin tonë”, ka thënë Kasami.
Ai ka shtuar se duke pasur parasysh këto fakte, Lëvizja Besa një kohë të gjatë është angazhuar maksimalisht për të ofruar zgjidhje për këtë problem kompleks.
“Kemi parë vendet e zhvilluara sesi e kanë zgjidhur këtë problem dhe bashkë me ta kemi bërë zgjidhjen për vendin tonë. Ashtu siç e keni parë në media ne kemi angazhuar një ekip ekspertësh nga Sllovenia të cilët kanë përgatitur projektin për zgjidhjen afatgjate të këtij problemi.
Gjatë qeverisjes me komunën e Tetovës ne si L. Besa zgjidhjen e problemit me mbeturinat do ti qasemi në dy aspekte. Fillimisht dhe urgjentisht do të riorganizojmë NPK që të mund të pastroj qytetin nga mbeturinat e akumuluara ndër vite dhe të njëjtat do të transportohen drejt deponive aktuale. Paralel do të investojmë në ngritjen e një sistemi të selektimit të mbeturinave si dhe përgatitjen e një strategjie për zgjidhje afatgjate të kësaj problematike. Një dimension pa aq i rëndësishëm është edhe edukimi permanent i popullatës për trajtimin dhe selektimin e mbeturinave prandaj ne do të angazhohemi në programe të tilla, edukimi të të gjitha shtresave të shoqërisë që nga çerdhet e deri në moshat më të vjetra”, ka thënë Kasami.
Data 19.05.2026
Aktuale
- (VIDEO) MPB: Nuk e devijuam ne autobusin e studentëve, tre të arrestuarit e protestës ende janë në burg
- Skandal në Policinë e Kosovës, kjo është zyrtarja policore që u kap e zhveshur me kolegun në veturën zyrtare
- “Kjo lëvizje studentore përfaqëson thelbin e Shqiptarisë”/ Grida Duma në Top Story: Gjuha shqipe, ajo që ka çmontuar çdo shkatërrues të historisë tonë
- Bogoevski: Këtu është Maqedoni dhe testet zyrtare jepen maqedonisht, shqip në Shqipëri!
- Filkov nuk tërhiqet: Asnjë presion nga rruga nuk mund të ndryshoj kritere profesionale
- Sekretari i MPJ në krah të studentëve shqiptarë në RMV: Mos u tërhiqni nga kërkesa e drejtë për gjuhën shqipe, ne jemi në mbështetjen tuaj
- (VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi, jo në bazë të politikave ditore dhe presioneve nga rruga

