Më datë 21 të këtij muaji, katër foshnje të porsalindura ndërruan jetë në Klinikën për Gjinekologji në Shkup. Dy femra dhe dy meshkuj kanë lindur parakohe, dhe të njëjtët janë vendosur në inkubator dhe kanë luftuar për jetë por nuk kanë arritur të mbijetojnë. Sipas njoftimeve të Komisionit të formuar për hetimin e vdekjeve, të katër rastet e veçanta kanë qenë shtatëzani të rrezikshme që kanë përfunduar me lindje të parakohshme, kështu që fëmijët kanë qenë shumë të vegjël dhe të dobët. Fëmijët nuk kanë vdekur të gjithë në një kohë. Njëra ka luftuar për jetë 24 orë, ndërsa njëra për tre ditë është mbajtur në jetë, ndërsa njëra prej foshnjeve ka qenë për 37 ditë në aparate artificiale të frymëmarrjes.
Komisioni ka vlerësuar se ekipi mjekësor ka vepruar siç duhet, në pajtueshmëri me protokollin mjekësor, ka patur trajtim të duhur para lindjes dhe pas .
“Është dhënë trajtimi adekuat gjatë lindjes, të gjitha rregullat për lindje të parakohshme janë respektuar, po ashtu janë respektuar procedurat për anestezi, me sukses është realizuar stabilizimi fillestar i të porsalindurve si dhe është zbatuar terapia dhe përkujdesja intensive”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë kujtoi se është e fokusuar në përmirësimin e kushteve në Gjinekologji. Përpos kësaj, inspektorati shtetëror dhe sanitar do të hetojë nëse ka lëshime në kushtet higjieniko -sanitare dhe protokollet për punë në Klinikën për gjinekologji.
Enis Murtezi /SHENJA/
Data 19.05.2026
Aktuale
- (VIDEO) MPB: Nuk e devijuam ne autobusin e studentëve, tre të arrestuarit e protestës ende janë në burg
- Skandal në Policinë e Kosovës, kjo është zyrtarja policore që u kap e zhveshur me kolegun në veturën zyrtare
- “Kjo lëvizje studentore përfaqëson thelbin e Shqiptarisë”/ Grida Duma në Top Story: Gjuha shqipe, ajo që ka çmontuar çdo shkatërrues të historisë tonë
- Bogoevski: Këtu është Maqedoni dhe testet zyrtare jepen maqedonisht, shqip në Shqipëri!
- Filkov nuk tërhiqet: Asnjë presion nga rruga nuk mund të ndryshoj kritere profesionale
- Sekretari i MPJ në krah të studentëve shqiptarë në RMV: Mos u tërhiqni nga kërkesa e drejtë për gjuhën shqipe, ne jemi në mbështetjen tuaj
- (VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi, jo në bazë të politikave ditore dhe presioneve nga rruga

