Ish-kryeministri Ahmet Davutoglu, vlerëson se shqiptarët janë populli më autentik i gjeografisë ballkanike. ”Kur vështroni thellësinë historike, ky popull është populli më rrënjësor i kësaj gjeografie. Shpesh duke u aluduar në atë se Islami është fe që ka ardhur nga jashtë, me të përpiqen që edhe shqiptarët t’i projektojnë si të tillë, përmes një tendence tëhuajësuese, ka deklaruar Davtoglu, gjatë Emisionit “PikëPamje”, në Televizionin SHENJA. “Në realitet, as shqiptarët e as Islami nuk janë të jashtëm. Nëse Islami ka ardhur nga jashtë atëherë edhe krishterimi ka ardhur nga jashtë, sepse edhe ajo ka penetruar përmes migrimeve. Shqiptarët janë një popull autokton dhe është një element i patjetërsueshëm i Ballkanit”, ka thënë profesor Davutoglu.
“Nacionalistët e parë turq e kanë akuzuar shtetin Osman se ka shtypur turqit, sepse më të pasurit, nuk ishin turq, ata që ishin në majën e pushtetit nuk ishin turq, por nuk duhet shikur kështu çështjen ata nuk bënin një dallim të tillë, si turku shqiptari e tjetri, por i ka dhënë rëndësi kualiteteve. Kështu, osmanët janë pjesë e historisë shqiptare, me dimensionet e saja pozitive e negative. Kurse Republika e Turqisë, shqiptarët kurrë nuk i ka parë si ndryshëm nga vetja, në këtë rast nga vetë turqit. Një pjesë e konsiderueshme e intelektualëve që themeluan Turqinë ishin shqiptarë. Fjalori i parë turk është shkruar nga një shqiptar, Sami Frashëri. E si do munden turqit t’i vështrojnë shqiptarët nga distanca. Shkruesi i hymnit të Turqisë është Mehmed Akifi. Është shqiptar, pra. Ai gjersa po shkruante hymnin që ne e këndojmë sot, nuk e shihte Turqinë nën psikologjinë e të qenit diçka turke, por e shihte si kalanë e fundit të mbetur, e cila do të mbrojë kulturën tonë. Sami Frashëri nuk e shihte gjuhën turke në konkurencë me shqipen, sepse kutlura shqiptare u promovua edhe përmes gjuhës turke, pra shume elemente kulturore të shqiptarëve kanë dal në pah përmes gjuhës turke”, ka deklaruar Davutoglu.

