Author: almakos

Kandidatët për kryetarë të Shkupit dhe komunave tjera nga radhët e LSDM-së sot ishin në takim me qytetarët para sallës Universale. Petre Shilegov në fjalimin e tij porositi se deri në vitin 2021 Shkupin do ta shndërrojë në kryeqytetin e gjelbër të Evropës dhe se që në vitin 2018 do të fillojë me gazifikimin e qytetit. Në takim mori pjesë edhe Zoran Zaev i cili premtoi mbështetje për komunat nga Qeveria. Unë dhe pushteti i ri ekzekutiv në Maqedoni bashkë me Parlamentin dhe shumicën parlamentare plotësisht jemi në shërbim t’i ndjekim të gjitha idetë dhe propozimet që do i ketë…

Lexo më Shumë

01 October Kandidati i Aleancës për Shqiptarët pwr Komunën e Tetovës Andan Neziri, aktivitetet e tij parazgjedhore, i ka vazhduar në lagjen Drenoc, ku në takim me banorët e kësaj lagjeje, ka premtuar një mirëmbajtje më të mirë të rrugëve, ndriçimin publik si dhe krijimin e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza, të cilat shqetësojnë shpesh banorët. Neiziri po ashtu para banorëve ka premtuar se, me marrjen e mandatit nga ana e tij, do të angazhohet edhe në krijimin e një plani urbanistik për këtë lagje. Sot vizitova lagjen Drenoc në pjesën e epërme ku kishte nevoj për intervenime…

Lexo më Shumë

Edhe mitingun e mbrëmshëm në Tetovë lideri I VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski e filloi me një sërë akuzash ndaj Qeverisë së re. Sipas tij, Qeveria e re nuk bën reforma, përkundrazi shtypje direkte mbi mediat, gjykatësit, administratorët dhe investitorët e huaj. Gruevski ndër tjerash premtoi se partia e tij do të angazhohet për të siguruar shtëpi për të gjithë që kanë nevojë, kujdes më të madh për pacientët, rritje të pagave në shëndetësi, ulje të papunësisë dhe varfërisë. Kjo dekadë e re do të sjellë zvogëlim të varfërisë për ¾. Kjo Qeveri e jona në të kaluarën e zvogëloi seriozisht…

Lexo më Shumë

01 October Kandidati për Tetovën i Partisë Demokratike Shqiptare, Bardhyl Dauti, aktivitetet e tija parazgjedhore i ka vazhduar sot me banorët e lagjes Drenoc të Tetovës. Para tyre ka premtuar investime në këtë lagje, duke krijuar një plan të ri urbanistik dhe duke përmirësuar kushtet në infrastrukturë e me theks të veçantë, hapja e vende të reja të punës për këta banorë. Dauti në fjalimin e tij para të pranishmëve, ka premtuar po ashtu edhe rregullimin e pjesës tek stadiumi i qytetit dhe kompleksin sportiv. Ne gjatë mandatit tonë, do ta bëjmë këtë plan detal urbanistik dhe kjo do tw…

Lexo më Shumë

“Personat që kandidojnë për patentë shoferi humbin kohë dhe para nga kompania që bën testimin”. Kështu thonë pronarët e auto-shkollave, sipas të cilëve mungesa e konkurrencës së qendrave testuese, ka bërë që çmimi të trefishohet dhe të tejzgjatet koha për të hyrë në provim. Ata kërkojnë që hapen së paku edhe dy kompani të qendrave të testimit për të thyer monopolin e kompanisë së vetme testuese “AMSM”. Së pari çmimi i provimeve në vend se me qenë më i real, është trefishuar. Në provime, edhe pse kandidatët e meritojnë që në të parën herë ta kalojnë, duke pasur parasysh është…

Lexo më Shumë

Qasja e pushtetit qendror ndaj atij lokal duhet të ndryshojë, apelon ish kryetari i BNJVL-së, Andrej Petrov. Sipas tij, duhet të ndërpritet praktika e bllokimit të mjeteve nga buxheti qendror, për komunat të cilat drejtorhen nga kuadro të partive që nuk janë pjesë e pushtetit ekzekutiv. Ajo që ndodhte është e keqe dhe duhet të ndalet. Kishim praktikë të keqe ku mjetet dedikoheshin aty ku kryetarët e komunave ishin nga partia në pushtet. Kuptohet kishte edhe përjashtime, kur gjithçka varej nga aftësia e kryetarëve të komunave për të hartuar projekte. Megjithatë, në përgjithësi kishte një koncept që t’u ndihmohet ‘të…

Lexo më Shumë

Kandidati për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi ka publikuar disa fotografi në rrjetin social me aktivistë të Lëvizjes BESA. Ai ka shkruar se Çairi është me Besë.“Këto fotografi që sot i realizuam bashkë me aktivistët tanë, treguan edhe njëherë se BESA po Vjen më fortë se dje!Për një jetë të re!Çairi me Besë14”, ka shkruar Ibrahimi.

Lexo më Shumë

Për shkak të mungesës së shtretërve për akomodim, e për shkak të interesit të rritur veçanërisht të mysafirëve të huaj për rajonin, hotelierët nga Ohri dhe nga Struga nuk mund t’u përgjigjen kërkesave të operatorëve turistik. Momentalisht 10% prej bregut 65 kilometra të gjatë të Ohrit dhe Strugës është urbanizuar, që shkakton një problem plotësues e që është pamundësia për të ndërtuar kapacitete të reja hotelierike. Kontratat e reja për vitin 2018 është normale se nëse dikush ka filluar me ndonjë numër dhe kërkon ndonjë rritje të vogël, ajo duhet t’i mundësohet. Nëse ka filluar me 50 dhoma dhe tani…

Lexo më Shumë

Ekspertët nuk shohin asgjë të keqe në vendimin e Komisionit Evropian sipas të cilit Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian para vitit 2025. Përkundrazi ata vlerësojnë se më këtë vendim, BE-ja i jep Maqedonisë periudhën kohore që i duhet për t’i realizuar reformat e kërkuara. Unë mendoj se çështja e euro-integrimeve nuk është çështje kohe dhe unë këto punët e afateve nuk i preferoj dhe nuk i adhuroj shumë. Republika e Maqedonisë ka punë konkrete për të bërë, që janë të evidentuara në të gjitha raportet e institucioneve të Unionit Evropian, madje edhe të ekspertëve që kanë qenë…

Lexo më Shumë

Sponsorizonim i posteve nëpër rrjetet sociale nga partitë politike dhe kandidatët për kryetar komunash, nuk mbikëqyret nga institucionet kompetente shtetërore. Edhe pse shpenzohen qindra-mijëra euro gjatë fushatave, kjo gjë nuk paraqitet në raportin financiar. Nga Enti Shtetërorë për Revizion thonë se për pagesat e sponsorimit në rrjetet sociale siç është Facebook, Tuetter dhe Youtube, nuk kryhet revizion. Nga KSHZ thonë se të gjitha shpenzimet që bëhen në kohë fushate duhet paraqitur, duke mos u precizuar nëse duhet të paraqiten edhe sponsorizonimi i posteve nëpër rrjetet sociale. Të gjitha harxhimet që kryhen nga llogaria e hapur për fushatën zgjedhore, të njëjtat…

Lexo më Shumë

01 October Në përmbyllje të javës së parë të fushatës zgjedhore, analistët vlerësojnë se ajo ka qenë e qetë, pa incidente të theksuara dhe pa tensione të mëdha mes qytetarëve të nxitura nga partitë politike dhe oponentët e tyre. Sipas Vllado Dimovskit, kjo është ndër shenjat e para se vendi hapëron drejt kulturës zgjedhore evropiane. Ky është fryti i përvojave të kaluara nga ciklet zgjedhore kur në fillim të fushatës kemi pasur retorikë shumë të ashpër, parregullësi, incidente, etj. Kjo ngjan me diçka që Maqedonia duhet ta praktikojë edhe në ciklet e ardhshme zgjedhore në periudhën e ardhshme. Shoh që…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pohon se në MPB tashmë nuk përgjohet në mënyrë të paligjshme dhe se për atë mundet në çdo kohë të bëhen kontrolle ekspertësh dhe kuvendore.“Me përgjegjësi pohoj se tashmë nuk përgjohet në mënyrë të paligjshme dhe për atë mund të kemi kontroll nga ekspertë, kontrolle nga Kuvendi në çdo kohë. Ne qëndrojmë në dispozicion dhe jemi të hapur, në bazë të dispozitave ligjore, të bëhen kontrolle të tilla”, thotë ministri Spasovski në intervistë për Radio Evropa e Lirë.Në pyetjen pse MPB ngriti kallëzime penale kundër disa kryetarëve të komunave para zgjedhjeve, Spasovski u…

Lexo më Shumë