Për shkak të mungesës së shtretërve për akomodim, e për shkak të interesit të rritur veçanërisht të mysafirëve të huaj për rajonin, hotelierët nga Ohri dhe nga Struga nuk mund t’u përgjigjen kërkesave të operatorëve turistik. Momentalisht 10% prej bregut 65 kilometra të gjatë të Ohrit dhe Strugës është urbanizuar, që shkakton një problem plotësues e që është pamundësia për të ndërtuar kapacitete të reja hotelierike.
Kontratat e reja për vitin 2018 është normale se nëse dikush ka filluar me ndonjë numër dhe kërkon ndonjë rritje të vogël, ajo duhet t’i mundësohet. Nëse ka filluar me 50 dhoma dhe tani kërkon 60 ose 70 dhoma, ndaj është paraqitur një operator i ri turistik i cili kërkon dhoma të reja dhe rezulton me shkurtim të numrit të dhomave në ato kontrata me operatorë të caktuar turistik. Nëse diçka shkurtojmë duhet menduar seriozisht se si të reagohet shpejtë dhe të ndërtohen kapacitete të reja hotelierike- deklaroi Kërste Blazheski, kryetar i Hotam.
Ohri dhe Struga së bashku kanë në dispozicion diç më pak se 7 mijë shtretër. Nga Hotam paralajmërojnë se në të ardhmen duhet përmirësuar ofertën në këto dy qytete, por edhe se komunat e Ohrit dhe Strugës duhet të ndajnë më shumë para për promovim turistik jashtë vendit.
Vetëqeverisjet lokale edhe të Ohrit dhe të Strugës duhet vetë të ndajnë mjete si komuna turistike dhe të hartojnë plane dhe strategji marketingu, të jenë të afërta me faktorët e turizmit, gjegjësisht hotelierët, kapacitetet private, agjencitë dhe operatorët turistik- theksoi Krste Blazheski.
Punëtorët turistik shprehen se ky sezon ka qenë një nga më të mirët në pesë vitet e fundit përkundër krizës politike para fillimit të verës dhe tërmeteve që goditën Ohrin në muajt qershor dhe korrik.
Përballemi me shumë probleme, duke marrë parasysh punën në rrethana të tilla jemi të kënaqur. Sidoqoftë promovimi nevojitet, Struga është e përjashtuar nga këto promovime, kështu që lirisht mund të them se si hotelier jemi të lënë vetëm që t’ia bëjmë ashtu siç dimë dhe mundemi- deklaroi Predrag Dallçevski, menaxher hoteli.
Sipas treguesve statistikor numri i mysafirëve të huaj që kanë qëndruar pranë Liqenit të Ohrit është rritur vetëm në korrik për 18%, ndërsa ka pasur rritje edhe të mysafirëve vendor. Për vitin e ardhshëm operatori turistik nga Estonia duke filluar nga 1 qershori në Ohër dhe Strugë do të duhej të sjellë rreth 2500 turistë, që do të thotë hapje të tregut të ri.
Miki Trajkovski

