Sponsorizonim i posteve nëpër rrjetet sociale nga partitë politike dhe kandidatët për kryetar komunash, nuk mbikëqyret nga institucionet kompetente shtetërore. Edhe pse shpenzohen qindra-mijëra euro gjatë fushatave, kjo gjë nuk paraqitet në raportin financiar. Nga Enti Shtetërorë për Revizion thonë se për pagesat e sponsorimit në rrjetet sociale siç është Facebook, Tuetter dhe Youtube, nuk kryhet revizion.
Nga KSHZ thonë se të gjitha shpenzimet që bëhen në kohë fushate duhet paraqitur, duke mos u precizuar nëse duhet të paraqiten edhe sponsorizonimi i posteve nëpër rrjetet sociale.
Të gjitha harxhimet që kryhen nga llogaria e hapur për fushatën zgjedhore, të njëjtat paraqiten në bazë të kualifikimeve financiare, paraqiten te ne dhe tek institucionet relevante të cilat janë të detyruar që ta mbikëqyrin këtë proces- deklaroi Arijeta Xhemaili, zëdhënësja e KSHZ-së.
Komunikoligu Sefer Tahiri thotë se shpenzimi i qindra mijëra eurove për reklamim të lajmeve në rrjetet sociale është sferë e parregulluar dhe një gjë e tillë nuk i nënshtrohet ligjeve.
Kjo është sferë e pa rregulluar dhe e de-rregulluar, në fakt është sferë e cila është hapësirë publike të cilën e ofron interneti dhe në Evropë kjo hapësirë nuk kontrollohet nuk rregullohet dhe nuk I nënshtrohet ligjeve, por I nënshtrohet asaj që është standard për demokratizimin dhe për pluralizmin e mendimeve por duke pasur parametra të qartë edhe financiarë se si një parti mund të shpenzojë dhjetëra mijëra euro për sponzorizim politik në Facebook, në Tëeeter ose në ndonjë platformë tjetër të internetit- tha profesori universitar Sefer Tahiri.
Sipas Zoran Fidanovskit, anëtarit të Komisionit të Agjencisë së mediave, nëse kemi të bëjmë me fshehje të financimit të fushatës , atëherë medoemos duhet ndërhyrja e institucioneve shtetërore.
Nëse kemi thyerje të ligjit ose nëse tentojnë të fshehin këto financime, atëherë do të duhej që institucione tjera të ndërmarrin masa se si ta menaxhojnë këtë problem dhe ata që e thyejnë ligjin të japin përgjegjësi- deklaroi Zoran Fidanovski, këshilltarë i Agjencisë së Mediave.
Në ligjin për Kodin Zgjedhor, në asnjë nen nuk është ndaluar reklamimi nëpër rrjetet sociale ndërkohë sponsporzimet e tilla vazhdojnë të ketë ndikim në opinion.
Besian Leka

