Edhe mitingun e mbrëmshëm në Tetovë lideri I VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski e filloi me një sërë akuzash ndaj Qeverisë së re. Sipas tij, Qeveria e re nuk bën reforma, përkundrazi shtypje direkte mbi mediat, gjykatësit, administratorët dhe investitorët e huaj. Gruevski ndër tjerash premtoi se partia e tij do të angazhohet për të siguruar shtëpi për të gjithë që kanë nevojë, kujdes më të madh për pacientët, rritje të pagave në shëndetësi, ulje të papunësisë dhe varfërisë.
Kjo dekadë e re do të sjellë zvogëlim të varfërisë për ¾. Kjo Qeveri e jona në të kaluarën e zvogëloi seriozisht varfërinë. Targeti për dekadën e re është zvogëlimi i varfërisë, sipas standardeve të Bankës Botërore për ¾, përmes politikës së hapjes së vendeve të reja të punës në Republikën e Maqedonisë dhe vazhdimin e politikës së mbështetjes së personave socialisht të pambrojtur- deklaroNikolla Gruevski, VMRO DPMNE.
https://www.youtube.com/watch?v=f-m8RZ7KxXg&feature=youtu.be

