“Për 4 muaj treguam se jemi njerëz dhe qeveri që e mbajmë fjalën”, ishte kjo porosia e zv/kryetares së LSDM-së, ndaj gostivarasve. Ajo shtoi se edhe përskaj të gjitha bllokadave dhe pengesave, maqedonasit, shqiptarët dhe bashkësitë e tjera etnike, janë bashkuar dhe kanë mundësuar që të ndodhin ndryshime. Sipas saj, ata kanë mundësuar që bashkësia ndërkombëtare ta njoh Maqedoninë si partner të saj dhe të dëshmoj se për Maqedoninë ka ardhmëri. Më herët, funksionarët e LSDM-së, kanë qëndruar në Dibër, të cilët siç njoftuan se edhe pse kanë listën e tyre për këshilltar, si kandidat për kryetar të komunës do ta mbështesin propozimin e BDI- së, Ruzhdi Latën.
“Rruga jonë, qëllimi ynë është që Maqedonia të jetë pjesë e Natos dhe e Bashkimit Europian. Nuk është vetëm pjesë e qëllimeve tona, kjo është një shansë, të cilën e shohim të gjithë ne për ta bërë shtetin më stabil dhe për t’i vënë pikë të gjitha frikave dhe panjohurive. Megjithatë, gjithashtu do të sigurojmë mbështetje, para dhe partnerë, do të mundësojmë më shumë vende pune, do të sigurojmë paga më të larta dhe kushte më të mira për jetë”, deklaroi zv/kryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.

