Kryetari aktual i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku ka hedhur poshtë akuzat se shumica e projekteve të asfaltimit të rrugëve janë realizuar pas muajit prill, kur ka përfunduar edhe mandati i kryetarëve të komunave, pas shpalljes së datës së zgjedhjeve. Sipas tij, puna që është bërë nuk mund të bëhet për tre-katër muaj. “Edhe, asnjë punë nuk e kemi bërë “shkel e shko”, por me projekte konkrete. Angazhojmë edhe ekspert të huaj dhe invesitorët i kontrollojnë projektet që i mbështesin”, ka thënë Sadiku.
“Vetëm edhe diçka, Komuna e Studeniçanit me rrugë me këto mundësitë për lëvizje të lirë të qytetarëve, më të mira i kemi sesa ju këtu në qytetm nëpër Çair, nëpër Serovë edhe Dizhon”, ka thënë Azem Sadiku, kandidat i PDSH-së. src=”https://www.youtube.com/embed/P24lY7I-l5w” width=”560″ height=”315″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]

