Për shkak të mungesës së dy të akuzuarve në rastin “shuplakat e porositura në Komunën Qendër, sërish u shty seanca. Seanca e radhës është caktuar për më 20 nëntor. Prokurorja e Speciales, Fatime Fetai kërkoi që të arrestohet dhe të sillet në gjykatë i akuzuarai Dimçe Kërstev i cili nuk e ka justifikuar mos pjesëmarrjen në seancën gjyqësore.
Përveç Kërstevit në seancë nuk u paraqit as i akuzuari tjetër Milan Andonovski. Më pas pati një përplasje mes prokurores Fatime Fetai dhe gjykatëses Tatjana Mihajllova, ku Fetai i tha Mihajllovës: “shpresoj se do të përmirësoheni”.
Gjykata Penale vendosi që të mos i dënojë prokuroret Katica Janeva dhe Fatime Fetain. Pas daljes nga Gjykata, ish kryeministri Nikolla Gruevski u largua pa dhënë deklaratë. /SHENJA/

