28 September
Lëvizja BESA aktivitetet parazgjedhore mbrëmë i ka vazhduar në Tetovë ku kandidati për kryetar i kësaj partie Bilall Kasami ka prezantuar projekte për investime para banorëve të lagjes Drenoc të Tetovës. Kasami prezantoi projektin për ndërtimin e një parku për fëmijët që sipas tij nuk ishte realizuar nga ish funksionarët e pushtetit lokal. Ai ka premtuar se me marrjen e pushtetit, jo vetëm ky projekt por edhe shumë të tjetër do të realizohen me qëllim përmirësimin e kushteve për jetë të kësaj lagje dhe më gjerë.
Jemi sot këtu për të shpalosur programin e lëvizjes BESA për Tetovën, për një jetë të re për Tetovën, dhe vërtetë që kam kënaqësinë e veçantë që sonte për Drenovecin shpalosim një projekt të cilin do duhej ta kishin bë pushtetet paraprake por nuk e kanë bërë fatkeqësisht. Një projekt me nevojë dhe për nevojat e komunitetit këtu në Drenovec sidomos për rininë për fëmijët që të kenë një hapësirë se ku do mund të kalojnë ditën në vend se tërë ditën ta kalojnë para kompjutorëve apo smartfonëve – deklaroi Bilall Kasami, BESA.
Alsat-M

