28 September
Është shtyrë përsëri seanca për rastin shuplakat, shkak këtë herë ka qenë mos paraqitja e një prej të akuzuarve në gjykatë. Prokurorja speciale publike, Fatime Fetai kërkoi që të mos përsëritet më e njëjta situatë në seancën e ardhshme dhe për këtë arsye ka kërkuar që i akuzuari, Dimçe Kërstev, të sillet me forcë nga ana e policisë. Gjithashtu prokurorja Fetai akuzoi edhe gjykatësin për stërzgjatje të panevojshme të këtij gjykimi. Seanca e ardhshme është caktuar për më 20 nëntor.

