Më 17 tetor do të kumtohet aktgjykimi për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë në maj të vitit 2015. Në seancën e sotme të fundit të akuzuarit dhe avokatët e tyre i dhanë fjalët përmbyllëse. Gjykata Penale e Shkupit duhet të vendosë për lartësinë e dënimit për 37-të të akuzuarit për terrorizëm dhe për organizim terrorist. Prokuroria kërkoi burg të përjetshëm për të gjithë 37 të akuzuarit për terrorizëm dhe organizim terrorist. Avokatët e të akuzuarve, nga ana tjetër, kërkojnë aktgjykime për lirim, pasi që sipas tyre ka mungesë të dëshmive për veprën e kryer penale. Më 9 dhe 10 maj 2015, në “Lagjen e Trimave” një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë. Nga të shtënat jetën e humbën tetë policë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur ndërsa u plagosën rëndë edhe katërmbëdhjetë policë të njësive speciale dhe të veçanta./mia.mk
Data 19.05.2026
Aktuale
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga
- “U detyrua të pinte fotoksinë apo…?”- Motra e Xhuana Nikollit ngre dyshime të forta dhe paralajmëron Eraldo Fizin: Kudo të fshihesh…
- “Elita Masha” pas lajmit për largimin e ambasadorit Denion Meidani: “Mund të largohet Denioni, por jo fryma që ai mbolli.”
- “Mam, bab, s’ju kam koritur!”- Trondit motra e Xhuana Nikollit: Ja çfarë shkruante ne letrën e fundit
- Gjashtë të arrestuar për shtatë raste dhune në familje brenda 24 orëve
- Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-ministrin Lefter Koka, Alqi Bllakon dhe të pandehurit e tjerë
- Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, mbetet në fuqi dënimi i përjetshëm
- Shtrenjtohen sërish nafta dhe benzina

