Ditën e dytë të vizitës së tij, ish kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, e filloi me një vizitë në Organizatën Kulturore Humanitare “Merhamet” në Tetovë. Ai u mirëprit nga aktivistë të kësaj shoqate, ndërsa vizita e Davutogllut shihet si një mbështetje për aktivitetet e organizatës humanitare “Merhamet”, raporton SHENJA.
Mysafirit i është dhuruar një foto ku portretizohet Xhamia e Larme në Tetovë.
Gjatë ditës së sotme, Davutogllu do të mbajë një ligjëratë nderi në Universitetin e Tetovës, ndërsa do të prezantojë edhe librin e tij, në një eveniment të organizuar nga Shtëpia Botuese Logos A.



