Në Gjykatën Themelore të Shkupit po vazhdon senaca gjyqësore që ka të bëjë me rastin “shuplakat e porositura”, ngjarje e ndodhur para Komunës Qendër. I akuzuari kryesorr, ish kryeministri NikollaGruevski u paraqit në gjykatë.
Seanca e kaluara ishte anuluara sepse gjykatësja Tatjana Mihajllova njoftoi se lënda është në Gjykatën e Apelit, që kur Prokuroria Publike Speciale dorëzoi ankesë të gjobave nga 2 mijë euro për prokuroren Katica Janeva dhe Fatime Fetai për mosrespektimin e gjykatës dhe gjykatëses Mihajllova.
Lënda përsëri ka përfënduar edhe në Gjykatën e Lartë. Në seancën e kaluar gjyqësore u paraqitën të gjithë të akuzuarit dhe të dëmtuarit. Përveç Nikolla Gruevskit, në karriken e të akuzuarit është ulur edhe ish-ministri për Transport dhe lidhje, Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-së, Daniella Rangellova. /SHENJA/

