BDI ka mbajtur tubimet e saj edhe në Vizbeg dhe Komunën e Shutkës. Kryetari i partisë Ali Ahmeti ka kërkuar nga të pranishmit që të mbështesin kandidatët e BDI-së sepse këto zgjedhje janë tepër të rëndësishme. Ahmeti i porositi simpatizantët e partisë së tij që ku nuk ka kandidat të BDI-së të mbështesin LSDM-në. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se i respekton marrëveshjet me partnerët e koalicionit, dhe pavarësisht se si ka qenë VMRO-DPMNE-ja ai e ka mbështetur atë në zgjedhjt e kaluara kur ka qënë partner edhe në Qeveri. “Ne kryetarin e qytetit të Shkupit nuk mundemi ta…
Author: almakos
Tre persona janë plagosur sonte në qendër të Kërçovës, mes tyre edhe kandidati i pavarur për këshlltarë në këtë Komunë, Alit Abazi. Incidenti ka ndodhur në orët e pasditës kur një person për motive ende të panjohura ka shtënë me armë zjarri drejt tyre. Siç informojnë nga MPB, personi me inicialet A.A. i lindur në vitin 1959 rreth orës 18:45 në Bulevardin “Liria” i ka takuar tre personat në fjalë dhe ka shtënë drejt D.A (1959), A.A. (1977) dhe SH.D (1963), të tre nga Kërçova. Personat D.A dhe A.A. për shkak të seriozitetit të plagëve të marra, me automjete të…
Kandidati i BDI-së, Isuf Bislimi, refuzoi të merr pjesë në emisionin “Studio e hapur” dhe tu përgjigjet këtyre pyetjeve: 1. Si është e mundur që BDI 15 vite të jetë në pushtet ndërsa komunën ta menaxhoni plot një dekadë dhe edhe më tej qytetarët të jetojnë sikurse në Mesjetë? 2. Si është e mundur që Haraçina të jetë komuna me shkallën më të ulët të investimeve në gjithë vendin?3. Pse BDI ka lejuar që ky vendbanim shqiptar, i cili në vitin 2001 ishte krenaria e shqiptarisë, sot ta merr epitetin “qendër e krimit”? 4. Pse keni lejuar qytetarët të helmohen…
Kandidatja e LSDM-së për komunën e Haraçinës, Milikie Haliti tha se ata kanë projekt konkret për rregullimin e çështjes së ujit në komunën e Haraçinës. Sipas saj, projekti është parashikuar të zgjasë afër tetë muaj. “Nëse shkohet me standard Europian më së paku duhet të kushtojë afro 2 milionë euro dhe i njëjti do të jetë për të gjithë komunën”, tha Milikie Halimi. Duke komentuar për atmosferën e tensionuar të cilën gjatë intervistave në teren e ka vërejtur gazetari i TV SHENJËS, kandidatja e LSDM-së, Milikie Haliti tha se ata apelojnë që të ruhet qetësia dhe të mos ngritën tensione…
Kandidatja e LSDM-së, Milikie Haliti tha se LSDM është parti multietnike dhe se Haraçina është e gatshme të jetë nën ombrellën e LSDM-së. Por, këtë e kundërshtuan ashpër kandidatët e BESËS dhe Aleancës për shqiptarët. Ata thanë se në Haraçinë nuk është investuar asgjë përderisa sa ka qenë LSDM në pushtet.Sipas tyre në kohën e LSDM-së u montua rasti i Sopotit, ndërsa Monstra, edhe pse Zaev premtoi se do të zbardh këtë rast, ende nuk e ka bërë një gjë të tillë. /SHENJA/[embedded content]
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami bashkë me bashkëpunëtorët e afërt pati një takim të ngrohtë me ish kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu. Në këtë takim u diskutuan çështje me rëndësi për zhvillimin e komunave shqiptare dhe përkrahjen që shteti turk gjithnjë e ka dhënë për projektet serioze dhe të rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm. Njëkohësisht, Kasami e njoftoi Davutoglun edhe me prioritetet e Lëvizjes BESA dhe vizionin e saj në ndërtimin e institucioneve dhe të një prespektive më të ndritshme për qytetarët e saj.
Ish-kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, po qëndron në një vizitë treditore në Maqedoni, ku do të zhvillojë takime me krerët e shtetit dhe të partive politike. Pjesë e vizitës së Davutogllut janë edhe disa ligjërata akademike. E tillë ishte edhe një ligjëratë nderi të cilën ish-kryeministri i Turqisë e mbajti sot në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, ku tha se kur është në mesin e studentëve, e ndjen veten si në shtëpi. Të njëjtat fjalë, Davutogllu i tha edhe për Shkupin. Ahmet Davutogllu, ish-kryeministër i Turqisë“Ndjehem sikur në shtëpi kur jam nëpër universitete. Po ashtu, ndjehem sikur në shtëpi kur…
Gjatë emisionit “Studio e hapur” u zhvillua një debat i ashpër në lidhje me funksionimin e ambulantes në Haraçinë. Kandidati i Aleancës për shqiptarët Isen Ramadani tha se të vetmën gjë që e ka premtuar Aleanca në këto 100 ditë e para për Haraçinën, të njëjtën edhe e ka realizuar. “Ajo është funksionimi 24 orësh i ambulancës në Haraçinë. Ai i kërkoi Milikie Halitit, t’i tregoj një projekt të cilin e ka realizuar Zaev për Haraçinën”, tha ramadani. Nga ana tjetër kandidatja e LSDM-së, Milikie Haliti, tha se nuk është e vërtet se ambulanca kjo dhe se ambulanca është e…
Isen Ramadani nga Aleanca për shqiptarët tha se ata kanë projekt konkret për të zgjidhur çështjen e ujit të pijshëm në Haraçinë. “Zgjidhjen e problemit të ujësjellësit unë e shoh në afat prej 3 deri në 4 muaj. Projekti i ujësjellësit, është në mënyrën dhjetë vjeçare që është instaluar dhe nuk ka aq problem. Problemi është mungesa e ujit. Ekziston projekt vetëm se është në Ministrin e Transportit dhe duhet të financohet nga Banka Botërore. Ai projekt kushton 108 mijë euro për hapjen prej dy deri tre bunarëve”, tha Ramadani, duke shtuar se me këtë do të zgjidheshe problemi i…
Ali Ismaili nga Lëvizja BESA tha ata e kanë analizuar problemin me të cilin ballafaqohet Haraçina sa i përket çështjes së ujit të pijshëm. Sipas tij rrjeti ekziston mirëpo nuk ka ujë të mjaftueshëm. “Ne së pari do të bëjmë renovimin e rrjetit aktual të Haraçinës, ngase tani ka probleme edhe me shtypjen. Renovimi i rrjetit mund të merr diku gjashtë muaj, por për shifër ne këtu nuk mund të flasim pa e marrë detyrën, dhe së bashku me ekipin tim të planifikojmë një strategji afatgjate, që ky problem më mos të ekzistoje”, tha Ismaili. Ismaili gjatë debatit tha se…
Në gjithë këto vite në komunën e Haraçinës janë bërë shumë padrejtësi. Kështu deklaroi kandidatja e LSDM-së për komunën e Haraçinës, Milikie Haliti, në emisionin “Studio e hapur” në TV SHENJA. Ajo tha se problemin e parë të cilin do ta kishte zgjedhur në komunë e Haraçinës është ujësjellësi. “Isha pardje në fshatin Grushinë mu mbushën sytë me lot për kushtet e tyre të vështira. Shkiur, unë si femër nuk po mundem me përjetu jetën aty, një ekzistencë jo e zakonshme për dallim nga komunat tjera. Thjeshtë mjerim për Haraçinasit dhe komunat përreth”, tha Milikie Aliti nga LSDM. Nga ana…
Para pak çastesh në Kërçovë ka ndodhur një aksident me armë zjarri me ç’rast i plagosur ka mbetur kandidati i pavarur Alit Abazi. Përveç Abazit gjatë incidentit është plagosur edhe Shefi i shtabit të tij Destan Abdiu.

