Tre persona janë plagosur sonte në qendër të Kërçovës, mes tyre edhe kandidati i pavarur për këshlltarë në këtë Komunë, Alit Abazi. Incidenti ka ndodhur në orët e pasditës kur një person për motive ende të panjohura ka shtënë me armë zjarri drejt tyre.
Siç informojnë nga MPB, personi me inicialet A.A. i lindur në vitin 1959 rreth orës 18:45 në Bulevardin “Liria” i ka takuar tre personat në fjalë dhe ka shtënë drejt D.A (1959), A.A. (1977) dhe SH.D (1963), të tre nga Kërçova.
Personat D.A dhe A.A. për shkak të seriozitetit të plagëve të marra, me automjete të ndihmës së shpejtë janë dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa SH.D. është dërguar në Spitalin e Kërçovës.

