Author: almakos

27 September Kreu i LSDM-së Zoran Zaev gjatë tubimit të mbrëmshëm në Gjevgjeli kërkoi mbështetjen e qytetarëve të kësaj komune duke premtuar ndryshime dhe përmirësim në jetën e tyre. Zaev tha se do të sigurohen para si nga buxheti i Komunës ashtu dhe nga buxheti shtetëror me qëllim që të mundësohen kushte që rinia e kësaj komune të jetë ajo e cila do të vendos se në çfarë drejtimi do të zhvillohet kjo komunë. Të rinjtë do të vendosin për të ardhshmen e të rinjve, do t’i formojnë këshillat rinor, do të sigurojmë para edhe nga buxheti edhe nga Komuna…

Lexo më Shumë

“Bombat” nuk mund të jenë dëshmi në rastet e PSP-së, “Tenderë”, “Toplik” dhe “Tortura”. Kjo do të thotë se në këtë moment Katica Janeva nuk mund t’i shfrytëzojë bisedat e përgjuara kundër ish ministres Kançeska Milevska për ndërtimin e muzeut të VMRO-DPMNE-së, kundër disa personave për investimin e dështuar në “Qytetin e Diellit” dhe kundër të akuzuarve për arrestimin e Lube Boshkovskit. Kështu ka vendosur Këshilli i Gjykatës Penale në Shkup i cili i vlerësoi aktakuzat e Prokurorisë Speciale të parashtruara nga Specialja në fund të qershorit. Në të tria rastet arsyetimi i vendimit të gjykatës është i ngjashëm. “Veçohen…

Lexo më Shumë

27 September Ministria e Brendshme do të propozojë ndryshime në ligjin për polici. Propozimet e dikasterit të Brendshëm që do t’ia drejtoj Qeverisë në mbledhje kanë të bëjnë kryesisht me ndryshime në përdorimin e mjeteve për ushtrim të dhunës si: shufrat e policisë, paralizuesit elektrik, plumbat e gomës dhe materialet kimike. Aktualisht Ligji për polici, zyrtarëve policorë u mundëson përdorimin e mjeteve për dhunë në raste kur policia konfrontohet me grup personash që i kundërvihen policisë dhe urdhrave të tyre. Si mjete në këtë rast, policia përdor: dhunë policore, shufër policore, paralizues elektrik, lëndë kimike, plumba gome, qentë, vetura speciale…

Lexo më Shumë

Zv/ kryeministri Koço Angjushev nuk u përgjigj nëse me masën e propozuar të shfuqizimit të doganës për import të akumulatorëve jon-litium, hap mundësinë e fitimit eventual të kompanisë së tij Brako. Angjushev nuk u përgjigj, se sa kompani kanë përfitime nga heqja e doganave për import të akumulatorëve të këtillë. Ai për përgjigje na drejtoi tek ministria e ekonomisë. Unë nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen qeveritare, dhe mendoj se pika për të cilën folët është në autoritetin e ministrisë së Ekonomisë dhe ndoshta ata do të japin më shumë informacione mbi këtë temë. Nuk do të mund të…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, po qëndron në një vizitë treditore në Maqedoni, ku do të zhvillojë takime me krerët e shtetit dhe të partive politike. Pjesë e vizitës së Davutogllut janë edhe disa ligjërata akademike. E tillë ishte edhe një ligjëratë nderi të cilën ish-kryeministri i Turqisë e mbajti sot në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, ku tha se kur është në mesin e studentëve, e ndjen veten si në shtëpi. Të njëjtat fjalë, Davutogllu i tha edhe për Shkupin. Përpos ligjëratës, Davutogllu sot ka zhvilluar edhe takime me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin,si dhe me kryetarin e Lëvizjes…

Lexo më Shumë

27 September Kandidati për kryetar për Komunën e Tetovës nga radhët e PDSH-së, Bardhyl Dauti, gjatë ditës ka deponuar dorëheqjen e tij si deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Aktivitetet e tija parazgjedhore, sot i ka zhvilluar në pjesën e poshtme të qytetit, konkretisht në rrugën Bllagoja Toska. Ai ka premtuar me këtë rast, se rruga e cila me vite nuk është hapur, me marrjen e mandatit nga ana e tij, do të hapet për vetëm gjashtë muaj dhe do të përfundohet deri në pjesën tek spitali i Tetovës. Dauti në këtë aktivitet u shoqërua edhe nga ekipi i kandidatëve për…

Lexo më Shumë

Deri në muajin korrik të vitit të ardhshëm duhet të përgatitet Regjistri Qendror i popullatës në Maqedoni. Sipas qeverisë, qëllimi i grumbullimit të të dhënave nga qytetarët është që të njëjtit të marrin shërbime më cilësore nga disa institucione shtetërore, siç është Kadastra ose Ministria e Brendshme. Nga qeveria mohojnë se me formimin e një Regjistri të këtillë duan ta zëvendësojnë regjistrimin e popullatës që duhej të ndodhë që në vitin 2011. Për zëdhënësin e qeverisë, Mile Boshnjakovski është hipotetike pyetja nëse ky Regjistër do të shërbejë për vërtetimin e përfaqësimit etnik në përqindje e me këtë edhe mundësia për…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës, mbrëmë aktivitetet e saja parazgjedhore i ka zhvilluar në qytetin e Gostivarit, ku edhe është promovuar kandidati për kryetar i kësaj partie, Arben Taravari. Taravari, ka premtuar para të pranishmëve se puna e parë që do bëj do jetë transparenca në komunë, që komuna të jetë e hapur dhe të jetë pronë e qytetarëve. Puna e parë që duhet ta bëjmë është transparenca në komunë  pra komuna të jetë pronë e qytetarëve të Gostivarit, e hapur për të gjithë qytetarët, biznesmenët OJQ-t dhe mediat dhe tolerancë zero ndaj krimit dhe korrupsionit”. Dhe puna e…

Lexo më Shumë

Emisioni “PikëPamje” fillon të premten në orën 22.40, në Televizionin SHENJA. “Një bashkëbisedim i jashtëzakonshëm me një njeri të jashtëzakonshëm, prof.dr. Ahmet Davutoglu, ish ministër i Jashtëm dhe ish-kryeministër i Republikës së Turqisë. Deklarata dhe shpjegime të padëgjuara deri më tani rreth qytetërimeve, ontologjisë, “neo-osmanizmit”, krizës në Lindjen të Mesme dhe rolit të shqiptarëve në Ballkan”, thuhet në njoftimin e autorit të emisionit, Latif Mustafa.

Lexo më Shumë

27 September Kandidati i BDI-së për komunën e Dollnenit Xhemil Qamili mbrëmjen e djeshme kërkoi besimin e banorëve të kësaj komune përmes prezantimit të programit të tij për periudhën e ardhshme katër vjeçare. Qamili në mitingun e mbrëmshëm prezantoi një pjesë të projekteve më të rëndësishme të cilat premtoi se do të realizohen gjatë mandatit të tij. Ndër projektet e prezantuara ishin edhe asfaltimi i rrugëve në gjithë vendbanimet e komunës së Dollnenit. Ju prezantoj disa prioritete të parapara në programin tonë me të cilin parashikohen projekte për asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave këtu në Cërnilishtë, Debresh, Zhitoshë, Llazhan, Peshtalev,…

Lexo më Shumë

Emisioni “PikëPamje” rifillon të premten në orën 22.40, në Televizionin SHENJA. “Një bashkëbisedim i jashtëzakonshëm me një njeri të jashtëzakonshëm, prof.dr. Ahmet Davutoglu, ish ministër i Jashtëm dhe ish-kryeministër i Republikës së Turqisë. Deklarata dhe shpjegime të padëgjuara deri më tani rreth qytetërimeve, ontologjisë, “neo-osmanizmit”, krizës në Lindjen të Mesme dhe rolit të shqiptarëve në Ballkan”, thuhet në njoftimin e autorit të emisionit, Latif Mustafa.

Lexo më Shumë

27 September Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga Lëvizja Besa, Zeqirija Ibrahimi sot para komunës ka paralajmëruar çairasit se 15 tetori do të jetë vendimtarë që komunën në fjalë ta çlirojnë nga pengmarrja 12 vjeçare e keqqeverisësve. Ibrahimi tha se çdo ditë Lëvizja Besa do të qëndrojë në kënde të ndryshme të Çairit për të përkujtuar banorët se çfarë ka ndodhur me Çairin gjatë këtyre 12 viteve dhe njëkohësisht për të ofruar zgjidhje më të mirë të problemeve. Partia që deri tash ka keqqeverisur me Çairin tonë, në vend se të dalë të kërkojë falje për shëmtinë e…

Lexo më Shumë