27 September
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev gjatë tubimit të mbrëmshëm në Gjevgjeli kërkoi mbështetjen e qytetarëve të kësaj komune duke premtuar ndryshime dhe përmirësim në jetën e tyre. Zaev tha se do të sigurohen para si nga buxheti i Komunës ashtu dhe nga buxheti shtetëror me qëllim që të mundësohen kushte që rinia e kësaj komune të jetë ajo e cila do të vendos se në çfarë drejtimi do të zhvillohet kjo komunë.
Të rinjtë do të vendosin për të ardhshmen e të rinjve, do t’i formojnë këshillat rinor, do të sigurojmë para edhe nga buxheti edhe nga Komuna edhe nga buxheti i Shtetit dhe ata do të vendosin se në çfarë drejtimi do të harxhohen ata dhe çfarë është e rëndësishme për to. Këto nuk janë zgjedhje lokale të zakonshme ku votohet vetëm për kryetar komune dhe këshilltar komunal, këto zgjedhje vendosin nëse Maqedonia do të vazhdojë të zhvillohet dhe të reformohet, apo do të mbetet shtet i varfër, i izoluar dhe i ndarë- deklaroi Zoran Zaev, LSDM.
https://www.youtube.com/watch?v=GbOUfINPcR8&feature=youtu.be

