Një vajzë pesëmbëdhjetë vjeçare nga Kumanova dje ka dalë nga shtëpia dhe është larguar në drejtim të panjohur. MPB kumtoi se rasti në SPB Kumanovë në ora 15 e ka denoncuar F.S. (38) nga Tetova me vendqëndrim në rr. “Sredorek” në Kumanovë. Ndërmerren masa për gjetjen e personit./ mia.mk
Author: almakos
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga Lëvizja BESA, Zeqirija Ibrahimi në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se “kanë mbetur edhe pak ditë që Komunën e Çairit ta çlirojnë nga pengmarrja që ia kanë bërë këto 12 vite, ata që kanë keqqeverisur me të”. “Duke filluar nga dita e sotme, ne çdo ditë do t’ju flasim nga ndonjë kënd i Çairit, për t’jua freskuar memorien se çka ka ndodhur me Çairin tonë përgjatë këtyre 12 viteve dhe do ju tregojmë se cila është zgjidha jonë përkitazi me ato probleme. Me këtë rast po e shpalosim paraqitjen tonë të…
Ministria e Financave sot, në bazë të bonove të thesarit të skaduara pesëvjeçare të lëshuara në vitin 2012, ka paguar gjithsej 491 milionë denarë. “Duke pasur parasysh frekuencën e zvogëluar të ankandeve të bonove të thesarit gjatë kësaj jave nuk janë lëshuar bono të reja të thesarit, respektivisht neto-borxhi në bazë të letrave me vlerë është zvogëluar për tetë milionë euro, informojnë nga Ministria e Financave.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka takuar sot në Shkup ish-kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, si dhe ish lideri i AKP-së, Ahmet Davutogllu. Bashkëbiseduesit, njoftohet përmes kumtesës së BDI-së, diskutuan për zhvillimet politike në vend e rajon duke u fokusuar në situatën aktuale në vend. Davutogllu theksoi se Ali Ahmeti është një nga faktorët kyç të stabilitetit të Maqedonisë dhe rajonit duke marrë parasysh se shqiptarët jetojnë në 6 shtete në rajon dhe janë boshti kryesor i stabilitetit të Ballkanit. Kryetari Ahmeti, shtohet më tej në kumtesë në takim ka folur për angazhimet…
27 September Mbrojtja e kryetarit të Pustecit, Edmond Themelko do të ankimojë vendimin për paraburgim 30 ditorë. Këtë për Alsat M e bëri të ditur njëri nga avokatët mbrojtës së Temelkos, Donço Nakov i cili për arsye personale nuk kishte mundësi prononcimi. Të drejtën e ankimimit mbrojta mund ta shfrytëzoj brenda 8 ditëve. Edmond Temelko i cili u arrestua ditë më parë pas flet-arrestit ndërkombëtare dhe vendorë të lëshuar nga PSP, akuzohet për keqpërdorime zgjedhore në vitin 2013. I akuzuari i Speciales në lëndën Titanik mësohet të jetë dorëzuar vetë në polici. Mbrëmë pas bisedës informative në Stacionin policorë në…
Nga burgu i Tetovës dje ka ikur personi Xh.I. (23) nga fshati Debresh, Gostivar. Policia informoi se ai ka ikur në orën 21:45, ndërsa ka vuajtur dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vjet e gjysëm. Po ndërmerren masa për gjetjen e tij.
Në zonën zhvillimore teknologjike-industriale Shkupi 1 sot është vendosur gur-themeli i kompanisë turke “Çagataj Kabllo” që do të prodhojë kabllo për industrinë automobilistike, para se gjithash të dedikuara për autobusët e “Van Holl”. Siç theksoi pronari Ahmet Korogllu, në fazën e parë do të ndërtohet një objekt në sipërfaqe prej 7.000 metra katrorë në vlerë prej katër milionë euro dhe do të punësohen 100 persona, ndërsa më vonë objekti do të zgjerohet me çka investimi do të rrumbullaksohet në gjashtë milionë euro dhe do të punësohen 300 persona. Kompania, siç tha, 20 vite prodhon dhe ka përvojë 35-vjeçare në këtë…
Shteti do të investojë në një park të ri teknologjik në Shkup i cili do të jetë shtëpi e një akceleratori TIK për kompani të reja TIK dhe vend ku industria ekzistuese do ta gjejë interesin e vet dhe do ta drejtojë zhvillimin e zgjidhjeve të reja. Këtë e deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Maçevski sot në Konferencën për zgjidhje inovative dhe trende TIK. Ai theksoi se pret që parku teknologjik të hapet gjatë vitit të ardhshëm. “Hapin kryesor duhet ta bëjë shteti, të motivojë numër sa më të madh që ta kërkojnë ekzistencën e tyre në…
Turizmi është dega e tretë më e madhe eksportuese dhe Maqedonia duhet ta shfrytëzojë këtë trend dhe të gjejë mënyrë për tërheqjen e një numri sa më të madh të turistëve, i porositi sot zëvendësministri i Ekonomisë Kire Naumov punonjësit turistik me rastin e Ditës Botërore të Turizmit. Duke i ndarë mirënjohjet tradicionale të hotelierëve dhe agjencive turistike më të mira, Naumov theksoi se vitin e kaluar në nivel botëror kufijtë ndërkombëtar kanë kaluar një milirad e 200 milionë udhëtarë, ndërsa pritjet janë se deri në vitin 2030 ky numër do të tejkalojë një miliard e 800 milionë udhëtarë. “Sfida…
Gjykata penale e Shkupit sërish i refuzoi “bombat” si dëshmi në rastet e PSP-së, “Tenderët”, “Toplik” dhe “Tortura”. Në kumtesën e Gjykatës theksohet se nga dosjet e lëndës ndahen dëshmitë e propozuara me listën e akuzës edha atë audioincizime nga bisedat telefonike, si dëshmi të marra në mënyrë të paligjshme me shkeljen e lirive dhe të drejtave të konfirmuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Për kërkesën e mbrojtjes, bisedat telefonike që të ndahen nga dosjet e lëndës si dëshmi të marrë në mënyrë të paligjshme ka vendosur Këshilli për vlerësimin e aktakuzës së Gjykatës themelore Shkupi 1-Shkup. Në rastin…
Maqedonia është vendi i ardhshëm, që do të hyjë në NATO, deklaroi komandanti i mëparshëm i Aleancës, Xhejms Stavridhis, i cili thotë se ky do të ishte edhe hapi i ardhshëm drejt bashkimit dhe përforcimit të Ballkanit. “Shpresoj se Greqia do të jetë në gjendje që me Maqedoninë ta zgjidhë kontestin rreth emrit, që do ta hapë që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s. Konsideroj se Maqedonia do të kyçet drejt Aleancës”, tha Stavridhis për Zërin e Amerikës. Edhe nënpresidenti amerikan Majk Pens, në emër të presidentit Donald Tramp, paraprakisht këtë muaj në bisedë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev, e…
Qasje më të thjeshtë në të gjitha informacionet servisore dhe shërbyese në më shumë institucione në RM siç janë MPB, Kadastra dhe të tjera duhet të mundësojë formimi i Regjistrit Qendror Elektronik i popullsisë, projekt i ri qeveritar për të cilin dje është miratuar informacion në seancën qeveritare. Siç deklaroi për mediat zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, për realizimin e projektit e obliguar është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministria e Punëve të Brendshme të cilët prej më 5 tetor duhet ta harmonizojnë planin veprues për zbatimin e tij, ndërsa vendimi përfundimtar duhet të përpunohet deri në korrik…

