Author: almakos

27 September Këshilli gjyqësor i sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, refuzoi kërkesën e lidetit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski për t’i kthyer mbrapsh pasportën e cila i është konfiskuar muaj më parë nga e njëjta gjykatë. “Këshilli gjyqësor i sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, duke vepruar rreth kërkesës së të paditurit N.G. të parashtruar përmes avokatëve të tij për pezullimin e masave parandaluese, në një seancë jopublike, mori vendim me të cilën kërkesa refuzohet si e pabazë”, kumtoi sot Gjykata. Nga atje theksojnë se masa e parandalimit,…

Lexo më Shumë

Kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar të Komunës së Çairit, Zeqirija Ibrahimi ka paralajmëruar se nga dita e sotshme për çdo ditë ai do të komunikojë me qytetarët e Çairit, nga kënde të ndryshme, për t’ua freskuar memorien qytetarëve se çka ka ndodhur në këto 12 vjet në Komunën e Çairit, dhe t’ju tregojmë se cila është zgjidhja që ata e ofrojnë përkitazi me ato probleme. “Për të dëshmuar se çfarë ka ndodhur me Çairin tonë, sot do ta kujtojmë një premtim të stafit që deri tani e ka keq-qeverisur Komunën e Çairit, dhe ky është premtimi për gazifikimin e…

Lexo më Shumë

Kandidati i BDI-së për Komunën e Shuto Orizares, Xhelal Qajani sot në një takim me gazetarë prezantoi programin e tij për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Ai theksoi se BDI gjatë këtij mandati synon që ta shndërroj këtë komunë në një komunë moderne, duke vënë si prioritet hallet e qytetarëve. “Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet komunale të vitit 2013, edhe pse bindshëm fitoi besimin e shumicës shqiptare që jeton në këtë komunë, në pushtetin komunal ishim opozitë, andaj në këto zgjedhje Bashkimi Demokratik për Integrim para qytetarëve te kësaj komune garon me program dhe koncept qytetar gjithëpërfshirës për të…

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, Bardhyl Dauti ka hequr dorë nga posti i deputetit, për shkak të kandidimit në garën për kryetar të Komunës së Tetovës. Ai tha se fushata e tij do fokusohet tek qytetarët. Pritet që vendin e tij në Kuvend ta zë Meral Shala.

Lexo më Shumë

Me themelimin formal të Komisionit për arsim profesional në Republikën e Maqedonisë dhe ndarjen e certifikatave anëtarëve të saj, Delegacioni për ekonomi gjermane në Republikën e Maqedonisë e zyrtarizoi fillimin e programit “Dual Training”. Bëhet fjalë për projekt trevjeçar për arsim profesional dual i cili do të zbatohet me ekspertizë dhe mbështetje gjermane. Siç informoi Martina Kolberg, përfaqësuese e Ministrisë dhe Ekonomisë dhe Energjetikës në konferencën e sotme në Shkup, projekti përveç në Maqedoni zbatohet edhe në Indonezi, Malajzi, Vietnam, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë. “Maqedonia është zgjedhur për shkak të nevojave të kompanive automobilistike gjermane në vend për fuqi…

Lexo më Shumë

Në kuadër të kontrolleve të përforcuara të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, të hënën janë zbuluar 8 persona, të cilët kanë drejtuar automjetet pa leje për vozitje dhe 11 vozitës fillestar që nuk i kanë respektuar rregullat, ndërsa 12 vozitës kanë qenë të paregjistruara. Këto prishje të kundërvajtjeve, të cilët janë shtuar dukshëm kohëve të fundit, duke përfshirë edhe vozitjen e shpejtë, janë rrumbullakuar me 13 kundërvajtje dhe 23 flet-dënime. (U.H)

Lexo më Shumë

Të hënën mbrëma, rreth orës 19 e 30 minuta, persona të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpinë e 60 vjeçarit N.B nga fshati Turçan i Vogël. Pasi që e kanë hapur derën hyrëse, pjesërisht kanë kontrolluar brendinë e shtëpisë dhe kanë marrë një unazë prej ari, rrip prej ari dhe sende tjera. Me pajisjet e marra janë larguar ndërsa dëmi është vlerësuar rreth 40 mijë denarë.

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vizituar mbrëmë komunën e Dollnenit në mbështetje të kandidatit të BDI-së në këtë komunë, Xhemil Qamili. Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve lokale në komunën e Dollnenit, Ahmeti, siç njofton Zyra për informim e BDI-së, u shpreh se Bashkimi Demokratik për Integrim kësaj radhe pret nga qytetarët e komunës së Dollnenit e veçanërisht nga banorët e Cërnilishtes t’ia kthejnë krenarinë komunës, të krijojnë bashkimin më të madh të të gjitha fshatrave të tjera duke filluar nga Debreshi, Lazhani, Zhitosha. “Ju keni një mision historik prandaj sytë i kemi tek ju sepse…

Lexo më Shumë

Ministri i angazhuar i Investimeve të Huaja në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Adnan Qahil, mbrëmë e priti dhe realizoi takim me ish kryeministrin e Republikës së Turqisë dhe deputet aktual nga Konja, Ahmeti Davutogllu, i cili po qëndron për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë. “Davutogllu, i cili do të jetë për vizitë pune treditore, pas takimit me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, do të realizojë edhe vizitë të Kabinetit të ministrit të Investime të Huaja Adnan Qahil”, kumtuan nga Kabineti i ministrit. Në suaza të vizitës treditore në vend Davutogllu do të realizojë takime…

Lexo më Shumë

Kreut të VMRO-së, Nikolla Gruevski i është refuzuar kërkesa për shfuqizimin e vendimit për marrjen e dokumenteve për udhëtim. Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka vlerësuar se kërkesa e ish-kryeministrit është e pabazë. Gruevski kishte deklaruar se pasaporta i duhet për udhëtime zyrtare jashtë vendit. “Masa e përkujdesit: marrje e përkohshme e dokumenteve për udhëtim dhe ndalesa për dhënie të dokumenteve të reja për kalimin e kufinjve shtetëror dhe masa e marrjes së dokumenteve diplomaitke – mbeten në fuqi”, thuhet në njoftimin e gjykatës. Pasaporta Gruevskit i është marrë më 3 korrik me vendim të Gjykatës Themelore Shkupi…

Lexo më Shumë

Një 39 vjeçar, me iniciale B.LL nga fshati Bërvenicë, të hënën ka denoncuar dhunë familjare rreth orës 22 e 40 minuta që e ka kryer gruaja e saj M.P., e cila fizikisht ka sulmuar dy djemtë e mitur dhe u ka shkaktuar dëmtime trupore. Në praninë e përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale, të lënduarve u është dhënë ndihmë mjekësore dhe gruaja është ftuar në Stacionin Policor. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit dhe do të ketë padi adekuate.

Lexo më Shumë

Zoran Zaev njoftoi se gjykata ia ka refuzuar kërkesën për t’i hequr provat e filmuara me masa të veçanta të hetimit që tha se janë të paligjshme dhe që dolën në opinionin. Ai siguroi se këto incizime janë të paligjshme dhe ende akuzojnë prokurorin për lëshimin e materialeve të incizuara në rrjetin social YouTube. Gjykimi është anuluar për pas zgjedhjeve pasi gjykatësja Diana Gruevska Ilievska prej dje, një ditë para gjykimit kishte shkuar në pushim mjekësor. Zaev tashmë në funksionin e kryeministrit i kërkoi gjykatës që gjykimi të jetë pas rrethit të dytë të zgjedhjeve prandaj seanca e ardhshme do…

Lexo më Shumë