Aleanca për Shqiptarët mbajti konventën promovuese në Gostivar, ku promovoi kandidatin e saj për kreun e kësaj Komune, Arben Taravarin. Para simpantizantëve të partisë u prezantuan edhe lista për këshilltarët komunal. Kandidati për kreun e Komunës, Arben Taravari foli për zhvillim e Gostivarit, ku nënvizoi se e ardhmja e fëmijeve tanë nuk mund të burgoset në zyrat e errëta të politikanëve. Taravari nënvizoi se kandidohet që së bashku me qytetarët e Gostivarit ta shpëtojnë këtë komunë, nga braktisja e të rinjve. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se partia e tij dallon nga paritë tjera. “E kam veshtirë…
Author: almakos
Partia demokratike shqiptare, në tubimin e saj në Zhitoshë, prezantoi kandidatin për kryetarin e Komunës së Dollnenit, Eroll Abdiu. Abdiu para banorëve të Zhitoshës deklaroi se ata nuk guxojnë të lejojnë që banorëve të kësaj komune tua përcaktojnë mënyrën e jetesës. Andaj edhe duhet që më 15 dhjetor të dilet dhe të votohet. Edhe nga Zhitosha, kryetari i partisë, Menduh Thaçi porositi se PDSH nuk është parti nacionaliste. “Partia jonë është parti nacionale e shqiptarëve dhe lufton për të drejtat e tyre, por në të njëjtën kohë ju premtoj se luftojmë edhe për të drejtat tuaja. Dërgoni porosi të drejtpërdrejtë deri…
Në emisionin “Studio e hapur” në TV SHENJA mungonte kandidati i BDI-së për komunën e Likovës, Erkan Arifi. Ai ka refuzuar të jetë pjesë e debatit për të shpalosur plan programin e tij për qytetarët e komunës së Likovës, njëkohësisht ai është shmangur përgjigjes së këtyre pyetjeve: “Si mendoni ta bindi popullatën se jeni i pavarur në vendimmarrje kur që në start partia juaj nuk ju lejoi të merrni pjesë në një debat televiziv? Si do të kërkoni vota edhe për një mandat në Komunë të Likovës, kur pikërisht në kohën tuaj ka ndodhur migrimi më masiv i shqiptarëve? Pse…
Shaban Zendeli nga Lëvizja BESA tha se me ardhjen e tyre në krye të komunës së Likovës do të fillojë një jetë e re për banorët e kësaj komune. Ai tha se me ardhjen e tyre do të furnizojnë me ujë të pijshëm të gjitha vendbanimet, përfshirë këtu edhe ndërtimin e filtër stacionit për pastrimin e ujit nga penda e Likovës. “Projekti është vetëm duhet të sigurohen mjete. Ne jemi të bindur se do të sigurojmë mjete nga Banka Botërore, institucionet komunale aq sa kanë mundësi, pastaj do të shfrytëzojmë USAID-in, TIKA-në dhe gjitha institucionet relevante, dhe garantojmë se brenda…
Fillimisht qytetarëve do të ju mundësojmë ajër të pastër. Kështu tha kandidati i PDSH-së, për komunën e Likovës, Bardhyl Destani, duke shtuar se gjendja e ajrit të pastër në këtë komunë ndoshta është edhe me e keqe se ajo e komunës së Tetovës. “Atje ekziston një deponi e egër, por tek ne ndoshta e tërë komuna është një deponi e egër. Mendoj se ne fillimisht do të mundësojmë ajër të pastër. Do ta rregullojmë apo do të dislokojmë, do të jemi të kyçur drejtpërdrejt për bartjen e deponive. Në projektin tonë, dislokimi i mbeturinave apo do të jetë sa më…
Kryefjala e politikës tonë është transparenca ndaj qytetarëve. Kështu tha Bekim Afuzi nga “Aleanca për shqiptarët” në emisionin “Studio e hapur”. Ai tha se planprogrami i tyre parashikon që në çdo tre muaj të mbahen konferenca për shtyp rreth projekteve që kanë bërë gjatë asaj periudhe dhe që do të bëhen në të ardhmen. “Në arsim do të fillojmë me depolitizimin e arsimit. Aty do të vije në shprehje cilësia dhe kualiteti. Në komunë të Likovës arsimi është i politizuar deri në fund”, tha Afuzi. Ai shtoi se në komunën e Likovës, ata kanë probleme me ujin e pijshëm ndërsa…
E ndjejmë si obligim dhe borxh para qytetarëve të komunës së Likovës që të bëjmë diçka për ta, andaj edhe i kemi hyrë kësaj gare për të marrë drejtimin e komunës. Kështu tha në emisionin “Studio e hapur”, Bekim Afuzi, kandidatë i Aleancës për shqiptarët, për komunën e Likovës. “Deri tash nuk është bërë asgjë. Ju jeni vet dëshmitarë, se komuna e Likovës ballafaqohet me infrastrukturë të dobët, me ujë që nuk ka, kur e dimë se Likova posedon dy penda. Shpresa e qytetarëve të Likovës shuhet për një të ardhme në atë vend”, tha Afuzi nga “Aleanca për Shqiptarët.…
26 September Pas kërkesës së studentëve Këshilli i Rektoratit i UT-së, në bazë të Konkursit për regjistrim, ka vendosur që procesi mësimor shkencor do të vijojë të zhvillohet edhe në studimet e disperzuara në qytetin e Shkupit dhe të Kërçovës, në drejtimet studimore që është formuar grupi, përkatësisht është plotësuar numri i nevojshëm mbi 20 studentë. Rektorati i UT-së beson se Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ta respektojë Vendimin e saj për të mbështetur financiarisht procesin arsimor në qytetet ku zhvillohen studimet e disperzuara, dhe në këtë drejtim, Universiteti i Tetovës.
26 September Sekretar gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski është përfaqësuesi i ri i Qeverisë në Kuvendin e aksionarëve i Telekomit të Maqedonisë, thonë në VMRO DPMNE-ja. Nga kjo parti opozitare akuzuan se bëhet fjalë për konflikt interesash, pasi Rashkovski është vetëpropozuar për këtë pozitë. Ky është dokumenti ku shihet se më 3 gusht, qeveria e ka autorizuar Dragan Rashkovskin të marrë pjesë dhe të jetë përfaqësues i qeverisë në Kuvendin e aksionarëve të Telekomit, kurse ky dokument është nënshkruar nga vetë Rashkovski. Që do të thotë se Rashkovski vetëpropozohet, Rashkovski nënshkruan. Rashkovski emëron veten. Konflikt klasik interesesh. Rashkovskit i është…
Ish-komandanti serb Dragan Vasiljkoviç është dënuar me 15 vite burgim për krime lufte ndaj ushtarëve dhe civilëve kroatë në luftën e Kroacisë në fillim të viteve të 90-a, raporton AA. I njohur si “Kapiten Dragan”, gjykimi i ish-komandantit serb filloi në shtator të vitit të kaluar në qytetin e Splitit në Kroaci. Vasiljkoviçit, themeluesi dhe komandanti i njësitit paramilitar “Beretat e Kuqe”, i është shqiptuar dënimi me 15 vite burgim. Ai ka refuzuar të gjitha akuzat ndaj tij që nga seanca e parë gjyqësore, ndërsa aktualisht ka të drejtën për ankimim të dënimit. Ndryshe, Dragan Vasiljkoviç u gjykua për krime…
26 September Këshilli Penal ka rrëzuar vendimin për dënimin e dy Prokuroreve Speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai në muajin qershor, për gjoja sjelljen e tyre në një nga seancat gjyqësore të rastit “Shuplakat” kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Këshilli Penal e ka kthyer vendimin mbrapsht, duke kërkuar sqarime të mëtejshme nga gjykatësja e rastit Tatjana Mihajllova. Gjykatësja Mihajllova nuk ka dhënë sqarime për gjobitjen me 4 mije euro të Ja
Kryetari i Levizjes Besa, Prof. Dr. Bilall Kasami, bashkë me disa kandidatë të BESËS për kryetar komunash, gjatë qëndrimit të tyre në Republikën e Sloveniës, zhvilluan një varg takimesh me rëndësi, ku njëkohësisht u takuan me krerët më të lartë të Komunës së Mariborit, prof.dr. Andrej Fishtravec dhe institutin “Artifuture” të Mariborit dhe me drejtorin e kompanis “ETRA”, z. Franc Prelozhnik, që merret me prodhimin e teknologjisë së lartë elektronike dhe me udheheqësinë e ndërrmarrjes për menaxhimin e mbeturinave të “Celjes” së Sllovenisë. Kështu, përpos mikëpritjes, pati një takim të përbashkët dhe të rëndësishëm me deputetin slloven z. Urosh Prikl,…

