Në emisionin “Studio e hapur” në TV SHENJA mungonte kandidati i BDI-së për komunën e Likovës, Erkan Arifi. Ai ka refuzuar të jetë pjesë e debatit për të shpalosur plan programin e tij për qytetarët e komunës së Likovës, njëkohësisht ai është shmangur përgjigjes së këtyre pyetjeve:
“Si mendoni ta bindi popullatën se jeni i pavarur në vendimmarrje kur që në start partia juaj nuk ju lejoi të merrni pjesë në një debat televiziv?
Si do të kërkoni vota edhe për një mandat në Komunë të Likovës, kur pikërisht në kohën tuaj ka ndodhur migrimi më masiv i shqiptarëve?
Pse keni lejuar që zona më e prekur nga lufta e vitit 2001 të ngelet kaq shumë pas dore?
Si është e mundur që përskaj faktit që 15 vite BDI është në pushtet, fshatrat e Komunës së Likovës ende të ngelen pa ujë të pijshëm?
Dhe kur do t’i hapni pikat kufitare Llojan – Miratoc dhe Bellanoc – Stançiq?”

