26 September
Sekretar gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski është përfaqësuesi i ri i Qeverisë në Kuvendin e aksionarëve i Telekomit të Maqedonisë, thonë në VMRO DPMNE-ja. Nga kjo parti opozitare akuzuan se bëhet fjalë për konflikt interesash, pasi Rashkovski është vetëpropozuar për këtë pozitë.
Ky është dokumenti ku shihet se më 3 gusht, qeveria e ka autorizuar Dragan Rashkovskin të marrë pjesë dhe të jetë përfaqësues i qeverisë në Kuvendin e aksionarëve të Telekomit, kurse ky dokument është nënshkruar nga vetë Rashkovski. Që do të thotë se Rashkovski vetëpropozohet, Rashkovski nënshkruan. Rashkovski emëron veten. Konflikt klasik interesesh. Rashkovskit i është dukur e vogël rroga prej njëmijë eurosh, e tani to do të merr edhe 500 euro nga Telekomi- deklaroi Nikolla Sërbov, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.
https://www.youtube.com/watch?v=8vz0fWvQZlY&feature=youtu.be

