Partia demokratike shqiptare, në tubimin e saj në Zhitoshë, prezantoi kandidatin për kryetarin e Komunës së Dollnenit, Eroll Abdiu. Abdiu para banorëve të Zhitoshës deklaroi se ata nuk guxojnë të lejojnë që banorëve të kësaj komune tua përcaktojnë mënyrën e jetesës. Andaj edhe duhet që më 15 dhjetor të dilet dhe të votohet. Edhe nga Zhitosha, kryetari i partisë, Menduh Thaçi porositi se PDSH nuk është parti nacionaliste.
“Partia jonë është parti nacionale e shqiptarëve dhe lufton për të drejtat e tyre, por në të njëjtën kohë ju premtoj se luftojmë edhe për të drejtat tuaja. Dërgoni porosi të drejtpërdrejtë deri tek bashkëqytetarët tuaj që të votojnë për ne, për shkak se nëse votojnë për parti të tjera nga blloku maqedonas, do t’u thonë se nuk jeni prej tyre. Ju bëj thirrje që të votoni për partitë shqiptare”, ka thënë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. /SHENJA/

