Aleanca për Shqiptarët mbajti konventën promovuese në Gostivar, ku promovoi kandidatin e saj për kreun e kësaj Komune, Arben Taravarin. Para simpantizantëve të partisë u prezantuan edhe lista për këshilltarët komunal. Kandidati për kreun e Komunës, Arben Taravari foli për zhvillim e Gostivarit, ku nënvizoi se e ardhmja e fëmijeve tanë nuk mund të burgoset në zyrat e errëta të politikanëve. Taravari nënvizoi se kandidohet që së bashku me qytetarët e Gostivarit ta shpëtojnë këtë komunë, nga braktisja e të rinjve. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se partia e tij dallon nga paritë tjera.
“E kam veshtirë të mbaj fjalim politik në një ambient te ketillë festiv. 20 vite me radhë i dëgjojmë të njejtat premtime. Aleanca dallon sepse nuk ka fjalë por punë. Populli ka shpresë te Aleanca dhe besoj që këtë shpresë do t’ia sjell vetes duke votuar numrin 9”, deklaroi lideri i ASH-së, Ziadin Sela. /SHENJA/

