Fillimisht qytetarëve do të ju mundësojmë ajër të pastër. Kështu tha kandidati i PDSH-së, për komunën e Likovës, Bardhyl Destani, duke shtuar se gjendja e ajrit të pastër në këtë komunë ndoshta është edhe me e keqe se ajo e komunës së Tetovës.
“Atje ekziston një deponi e egër, por tek ne ndoshta e tërë komuna është një deponi e egër. Mendoj se ne fillimisht do të mundësojmë ajër të pastër. Do ta rregullojmë apo do të dislokojmë, do të jemi të kyçur drejtpërdrejt për bartjen e deponive. Në projektin tonë, dislokimi i mbeturinave apo do të jetë sa më larg fshatrave”, tha Bardhyl Destani, kandidatë i PDSH-së për komunën e Likovës.
Bardhyl Destani ndër projektet që përmendi e që do të realizon nëse e merr besimin e banorëve të Likovës është që atyre tu mundësoj ujë të pijshëm, ngase tani për tani po ballafaqohen me probleme.

