Zoran Zaev njoftoi se gjykata ia ka refuzuar kërkesën për t’i hequr provat e filmuara me masa të veçanta të hetimit që tha se janë të paligjshme dhe që dolën në opinionin. Ai siguroi se këto incizime janë të paligjshme dhe ende akuzojnë prokurorin për lëshimin e materialeve të incizuara në rrjetin social YouTube.
Gjykimi është anuluar për pas zgjedhjeve pasi gjykatësja Diana Gruevska Ilievska prej dje, një ditë para gjykimit kishte shkuar në pushim mjekësor.
Zaev tashmë në funksionin e kryeministrit i kërkoi gjykatës që gjykimi të jetë pas rrethit të dytë të zgjedhjeve prandaj seanca e ardhshme do të jetë me 20 nëntor. /SHENJA/

