Kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar të Komunës së Çairit, Zeqirija Ibrahimi ka paralajmëruar se nga dita e sotshme për çdo ditë ai do të komunikojë me qytetarët e Çairit, nga kënde të ndryshme, për t’ua freskuar memorien qytetarëve se çka ka ndodhur në këto 12 vjet në Komunën e Çairit, dhe t’ju tregojmë se cila është zgjidhja që ata e ofrojnë përkitazi me ato probleme.
“Për të dëshmuar se çfarë ka ndodhur me Çairin tonë, sot do ta kujtojmë një premtim të stafit që deri tani e ka keq-qeverisur Komunën e Çairit, dhe ky është premtimi për gazifikimin e Çairit. Është ky premtim që kryetari në ikje i Komunës e pati bërë me shumë pompozitet dhe me siguri se kjo punë do të bëhet gjatë mandatit 2013-2017”, ka deklaruar Ibrahimi.
Nga kjo konferencë, ai i ka drejtuar dy pyetje për qytetarët e Çairit. Një a ka ndodhur gazifikimi i Çairit, meqëse të gjithë e dinë se cila është përgjigja. Pyetja tjetër është, nëse dje kryetari i komunës nuk e ka mbajtur premtimin e tij, pse qytetarët duhet t’i besojnë një kandidati tjetër të kësaj partie.
Ibrahimi ka shtuar se banorët e Çairit nuk lejojnë që të mashtrohen edhe një herë
“Neve nuk na bëjnë përshtypje prezantimet e bukura në slajde, e fotografitë e punuara shumë bukur në fotoshop. As llafologjia e tyre, sepse krejt ato janë repriza të njohura që e kanë epilogun e njohur.
Në fund, kryepresonazhi e përfundon mandatin e tij duke mos i mbajtur premtimet, e shet shtëpuinë dhe shkon në komunë tjetër. Nëse njëherë gënjen dhe e thyen premtimin, gjithë jetën mbetesh gënjeshtar dhe i pa besë”, tha mes tjerash Ibrahimi.

