27 September
Mbrojtja e kryetarit të Pustecit, Edmond Themelko do të ankimojë vendimin për paraburgim 30 ditorë. Këtë për Alsat M e bëri të ditur njëri nga avokatët mbrojtës së Temelkos, Donço Nakov i cili për arsye personale nuk kishte mundësi prononcimi. Të drejtën e ankimimit mbrojta mund ta shfrytëzoj brenda 8 ditëve.
Edmond Temelko i cili u arrestua ditë më parë pas flet-arrestit ndërkombëtare dhe vendorë të lëshuar nga PSP, akuzohet për keqpërdorime zgjedhore në vitin 2013. I akuzuari i Speciales në lëndën Titanik mësohet të jetë dorëzuar vetë në polici. Mbrëmë pas bisedës informative në Stacionin policorë në Qendër, Temellkou u dërgua në burgun e Shutkës për të vuajtur paraburgimin e caktuar 30 ditorë. Si bazë për flet-arrest, Specialja e kishte marrë lëvizjen e Temellkos jashtë Maqedonisë edhe pse të akuzuarit nga Gjykata i ishte konfiskuar pasaporta. Temellko kishte lëvizur disa herë nga Maqedonia për në Shqipëri dhe anasjelltas dhe mësohet që kufirin ta ketë kaluar me letërnjoftim. Përveç Temelkos, në “Titanik” akuzohen edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski si dhe ministrat në qeverinë e tij, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkovska-Boshkovska dhe Mile Janakieski. Në mesin e 20 të akuzuarve janë edhe Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski. Përveç ish krerëve të VMRO DPMNE-së janë akuzuar edhe funksionarë të BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Specialja kërkoi paraburgim për ta, por gjykata nuk pranoi.
Adrian Kerimi

