27 September
Kandidati për kryetar për Komunën e Tetovës nga radhët e PDSH-së, Bardhyl Dauti, gjatë ditës ka deponuar dorëheqjen e tij si deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Aktivitetet e tija parazgjedhore, sot i ka zhvilluar në pjesën e poshtme të qytetit, konkretisht në rrugën Bllagoja Toska. Ai ka premtuar me këtë rast, se rruga e cila me vite nuk është hapur, me marrjen e mandatit nga ana e tij, do të hapet për vetëm gjashtë muaj dhe do të përfundohet deri në pjesën tek spitali i Tetovës. Dauti në këtë aktivitet u shoqërua edhe nga ekipi i kandidatëve për këshilltarë të Partisë Demokratike Shqiptare.
Sot patëm rastin të vizitojmë një prej premtimeve të parealizuara të kundërkandidates së BDI-së , pra premtimi ka qenë që kjo rrugë Bllagoja Toska të hapet. Jam i bindur se kjo rrugë në mandatin tim do të hapet në gjashtë muajt e parë. Në gjashtë muajt e parë do e hapim këtë rrugë, do e bëjmë si duhet me ndriçim publik, me asfalt modern dhe benefitet do i gëzojnë gjithë qytetarët e Tetovës, pa dallime- deklaroi Bardhyl Dauti, kandidat për kryetar i PDSH-së.
https://www.youtube.com/watch?v=0apmHZJWs_o&feature=youtu.be

