27 September
Ministria e Brendshme do të propozojë ndryshime në ligjin për polici. Propozimet e dikasterit të Brendshëm që do t’ia drejtoj Qeverisë në mbledhje kanë të bëjnë kryesisht me ndryshime në përdorimin e mjeteve për ushtrim të dhunës si: shufrat e policisë, paralizuesit elektrik, plumbat e gomës dhe materialet kimike. Aktualisht Ligji për polici, zyrtarëve policorë u mundëson përdorimin e mjeteve për dhunë në raste kur policia konfrontohet me grup personash që i kundërvihen policisë dhe urdhrave të tyre. Si mjete në këtë rast, policia përdor: dhunë policore, shufër policore, paralizues elektrik, lëndë kimike, plumba gome, qentë, vetura speciale për rend dhe qetësi publike dhe lëndë eksplozive-piroteknike. Me ndryshimet e reja, pritet që nga përdorimi të largohen plumbat e gomës dhe paralizuesit elektrik.
Mjetet për ushtrim të dhunës sipas ligjit aktual
Dhuna fizike policore
Shufër policore
Paralizues elektrik
Lëndë kimike
Plumba gome
Qentë
Vetura speciale për rend dhe qetësi publike
Lëndë eksplozive-piroteknike
Mjetet e propozuara për ushtrim të dhunës
Dhuna fizike
Shufrat e policisë
Mjetet për arrestimin (prangat) e personave
Mjetet për ndalimin e veturave
Qentë
Në raste të veçanta, kur policia konfrontohet me grup më të madh protestuesit dhe situata përshkallëzohet nga gjysmë e dhunshme në protestë të dhunshme, shërbyesit policorë kanë të drejtë të përdorin edhe veturat speciale për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike (topat e ujit), lëndët eksplozive-piroteknike dhe lëndët kimike. Paragrafi 2 i nenit 91 të Ligjit për polici, sipas propozim-ndryshimeve rekomandon që këto mjete të përdoren vetëm pas vlerësimeve që bën udhëheqësi i aksionit policorë, paraprakisht me leje nga Drejtori i Byrosë së Sigurimit Publik. Propozimet gjithashtu rekomandojnë që lëndët kimiket dhe eksplozive-piroteknike të mos përdoren pran shtëpive të pleqve dhe çerdheve të fëmijëve, spitaleve, shkollave fillore, urave dhe vendeve tjera ku vihet në pikëpyetje evakuimi i personave.
Vendet ku nuk mund të përdoren lëndët kimike
Shtëpitë e pleqve
Çerdhet për fëmijë
Spitalet
Shkollat fillore
Urat
Vendet tjera ku vështirësohet evakuimi i personave
Gjithashtu këto mjete nuk guxojnë të përdoren ndaj personave për të cilët dyshohet që mund të posedojnë mjete elektrike. Dikasteri i Brendshëm propozon ndryshime ligjore edhe në mënyrën e arrestimit të personave, posaçërisht personave të cilët janë nën ndikimin e alkoolit, lëndëve narkotike, grat shtatzëne, personat me hendikep dhe personat nën moshën 18 vjeçare.
Neni 90-a
“Mjetet për ushtrim të dhunës nuk mund të përdoren ndaj fëmijëve, personave me sëmundje të dukshme, personat me shtazani të dukshme, përveç rasteve kur personat e lartpërmendur nuk mund të neutralizohen apo shërbyesi policorë nuk mund ta neutralizojë apo gjatë mohimit për ta arrestuar, policit i rrezikohet jeta dhe shëndeti i tij”.
Ekspertët vlerësojnë ndryshimet. Ish ministri i Brendshëm Pavle Trajanov vlerëson se me këto propozim-ndryshime, MPB do të humanizoj ligjin për polici.
Konsideroj se këto ndryshime janë një drejt humanizimit të relacioneve mes policisë dhe qytetarëve. Megjithatë vlerësoj se ky është vetëm një hap i vogël drejtë përmirësimit të kësaj klime. Ky segment për përdorimin e mjeteve për ushtrim të dhunës mendoj se është hap drejtë mbrojtjes së lirive dhe të drejtave fondamentale të njeriut. Me përdorimin e këtyre mjeteve, qartë kërcënohet integriteti fizik i qytetarëve- tha Pavle Trajanov, Ish ministër i Brendshë.
Në propozim-ndryshimet mes tjerave përfshihen edhe mekanizma lehtësues për shërbyesit policorë ndaj procedurave për kundërvajtje në komunikacion.
Adrian Kerimi

