27 September
Kandidati i BDI-së për komunën e Dollnenit Xhemil Qamili mbrëmjen e djeshme kërkoi besimin e banorëve të kësaj komune përmes prezantimit të programit të tij për periudhën e ardhshme katër vjeçare. Qamili në mitingun e mbrëmshëm prezantoi një pjesë të projekteve më të rëndësishme të cilat premtoi se do të realizohen gjatë mandatit të tij. Ndër projektet e prezantuara ishin edhe asfaltimi i rrugëve në gjithë vendbanimet e komunës së Dollnenit.
Ju prezantoj disa prioritete të parapara në programin tonë me të cilin parashikohen projekte për asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave këtu në Cërnilishtë, Debresh, Zhitoshë, Llazhan, Peshtalev, Gostivash, Lokven dhe në fshatrat e tjerë. Është e paraparë edhe ndërtimi i shtretërve të lumenjve që kalojnë në mes të fshatrave. Në këtë drejtim është paraparë edhe hapja e rrugës regjionale që lidh Dollnenin me komunën e Velesit- deklaroi Xhemil Qamili, kandidat i BDI-së për Dollnenin.

