Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës, mbrëmë aktivitetet e saja parazgjedhore i ka zhvilluar në qytetin e Gostivarit, ku edhe është promovuar kandidati për kryetar i kësaj partie, Arben Taravari. Taravari, ka premtuar para të pranishmëve se puna e parë që do bëj do jetë transparenca në komunë, që komuna të jetë e hapur dhe të jetë pronë e qytetarëve.
Puna e parë që duhet ta bëjmë është transparenca në komunë pra komuna të jetë pronë e qytetarëve të Gostivarit, e hapur për të gjithë qytetarët, biznesmenët OJQ-t dhe mediat dhe tolerancë zero ndaj krimit dhe korrupsionit”. Dhe puna e dytë, zhvillimi ekonomik- deklaroi kandidati Arben Taravari.

