27 September
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga Lëvizja Besa, Zeqirija Ibrahimi sot para komunës ka paralajmëruar çairasit se 15 tetori do të jetë vendimtarë që komunën në fjalë ta çlirojnë nga pengmarrja 12 vjeçare e keqqeverisësve. Ibrahimi tha se çdo ditë Lëvizja Besa do të qëndrojë në kënde të ndryshme të Çairit për të përkujtuar banorët se çfarë ka ndodhur me Çairin gjatë këtyre 12 viteve dhe njëkohësisht për të ofruar zgjidhje më të mirë të problemeve.
Partia që deri tash ka keqqeverisur me Çairin tonë, në vend se të dalë të kërkojë falje për shëmtinë e degradimin që ia ka bërë Çairit, akoma ka guxim të dalë të kërkojë votën e qytetarëve. Për të dëshmuar se çka ka ndodhur me Çairin, sot do ta kujtojmë vetëm një premtim të stafit që deri tash e ka keqqeverisur Komunën e Çairit – “gazifikimi i Çairit”. Ky është premtim që kryetari në ikje i Komunës së Çairit e pati bërë me shumë pompozitet dhe siguri se kjo punë do të bëhej gjatë mandatit 2013-2017- deklaroi Zeqirija Ibrahimi, kandidat për kryetar të Çairit.

