Zv/ kryeministri Koço Angjushev nuk u përgjigj nëse me masën e propozuar të shfuqizimit të doganës për import të akumulatorëve jon-litium, hap mundësinë e fitimit eventual të kompanisë së tij Brako. Angjushev nuk u përgjigj, se sa kompani kanë përfitime nga heqja e doganave për import të akumulatorëve të këtillë. Ai për përgjigje na drejtoi tek ministria e ekonomisë.
Unë nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen qeveritare, dhe mendoj se pika për të cilën folët është në autoritetin e ministrisë së Ekonomisë dhe ndoshta ata do të japin më shumë informacione mbi këtë temë. Nuk do të mund të përgjigjem në këtë çështje- tha Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër për çështje Ekonomike.
Heshtje edhe nga Qeveria. Edhe nga atje nuk përgjigjen pse pika e kontestuar është hequr nga rendi i ditës në seancën e djeshme të qeverisë. Na thanë që përgjigje të kërkojmë në Ministrinë e Ekonomisë.
Në mbledhjen Qeveritare vendimi u tërhoq nga rendi i ditës. Nuk kishte asnjë diskutim, nuk kishte debat për këtë. Ju lutem drejtohuni atje që t’i pyesni ata për të marrë përgjigje- tha Mile Boshnjakovski , zëdhënës i Qeverisë së RM-së.
Nga Ekonomia dolën me qëndrim me shkresë, se kjo masë e propozuar kërkon mendime shtesë.
Propozim masën e tërhoqëm, sepse besojmë se kemi nevojë për mendime të tjera nga odat ekonomike, si dhe nga Ministria e Financave- thuhet në komunikatën e ministrisë së ekonomisë.
Nga Ministria thonë posa ti marrin mendimet që i kërkojnë, rreth heqjes së doganave për akumulatorët litium – jon, propozimi do të vihet në mbledhje qeveritare.
Verica Pavlloska

