BDI ka mbajtur tubimet e saj edhe në Vizbeg dhe Komunën e Shutkës. Kryetari i partisë Ali Ahmeti ka kërkuar nga të pranishmit që të mbështesin kandidatët e BDI-së sepse këto zgjedhje janë tepër të rëndësishme. Ahmeti i porositi simpatizantët e partisë së tij që ku nuk ka kandidat të BDI-së të mbështesin LSDM-në. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se i respekton marrëveshjet me partnerët e koalicionit, dhe pavarësisht se si ka qenë VMRO-DPMNE-ja ai e ka mbështetur atë në zgjedhjt e kaluara kur ka qënë partner edhe në Qeveri.
“Ne kryetarin e qytetit të Shkupit nuk mundemi ta fitojmë, atëherë ne e ndihmojmë partnerin e koalicionit në Shkup, ai të na ndihmojë neve ku ka mundësi, në Tetovë, Çair, Gostivar Kërçovë. Në rrethin e dytë gjithashtu ndihmojmë njëri tjetrin. Por unë nuk mund të punoj me standarde të dyfishta, jam në koalicion me LSDM-në ti ndihmoj VMRO-së. Këtë nuk ebëj asnjëherë, sepse kam respektuar njerëzillëkun në radh të parë, atëherë kur kemi qënë në koalicion me VMRO-në keq e mirë e mirë e keqë unë i kam respektuar rregullat”, deklaroi Ahmeti. /SHENJA/

