Isen Ramadani nga Aleanca për shqiptarët tha se ata kanë projekt konkret për të zgjidhur çështjen e ujit të pijshëm në Haraçinë.
“Zgjidhjen e problemit të ujësjellësit unë e shoh në afat prej 3 deri në 4 muaj. Projekti i ujësjellësit, është në mënyrën dhjetë vjeçare që është instaluar dhe nuk ka aq problem. Problemi është mungesa e ujit. Ekziston projekt vetëm se është në Ministrin e Transportit dhe duhet të financohet nga Banka Botërore. Ai projekt kushton 108 mijë euro për hapjen prej dy deri tre bunarëve”, tha Ramadani, duke shtuar se me këtë do të zgjidheshe problemi i ujit të pijshëm për banorët e Haraçinës.
Isen Ramadani gjatë debatit ka kritikuar kryeministrin Zaev duke thënë se ai nuk ka bërë asnjë projekt për haraçinasit. /SHENJA/

