Kandidati i BDI-së, Isuf Bislimi, refuzoi të merr pjesë në emisionin “Studio e hapur” dhe tu përgjigjet këtyre pyetjeve:
1. Si është e mundur që BDI 15 vite të jetë në pushtet ndërsa komunën ta menaxhoni plot një dekadë dhe edhe më tej qytetarët të jetojnë sikurse në Mesjetë?
2. Si është e mundur që Haraçina të jetë komuna me shkallën më të ulët të investimeve në gjithë vendin?
3. Pse BDI ka lejuar që ky vendbanim shqiptar, i cili në vitin 2001 ishte krenaria e shqiptarisë, sot ta merr epitetin “qendër e krimit”?
4. Pse keni lejuar qytetarët të helmohen për çdo ditë nga plehrat e hedhur gjithandej dhe nga kanali që kalon tejpërtej fshatit?
5. Si është e mundur në shekullin 21 njerëzit t’i lini pa ujë të pijshëm dhe pa kanalizim?

