Gjatë emisionit “Studio e hapur” u zhvillua një debat i ashpër në lidhje me funksionimin e ambulantes në Haraçinë.
Kandidati i Aleancës për shqiptarët Isen Ramadani tha se të vetmën gjë që e ka premtuar Aleanca në këto 100 ditë e para për Haraçinën, të njëjtën edhe e ka realizuar.
“Ajo është funksionimi 24 orësh i ambulancës në Haraçinë. Ai i kërkoi Milikie Halitit, t’i tregoj një projekt të cilin e ka realizuar Zaev për Haraçinën”, tha ramadani.
Nga ana tjetër kandidatja e LSDM-së, Milikie Haliti, tha se nuk është e vërtet se ambulanca kjo dhe se ambulanca është e privatizuar.
“Ambulanca jonë nuk është duke punuar 24 orë. Ambulanca jonë nuk ka kushte për punë. Gjinekolog nuk ka laboratori poashtu”, tha Halimi gjatë debatit.
Ndërkohë Ali Ismaili nga BESA, tha se bëhet fjalë për ambulancë private, dhe çdo ambulancë nëse ka punëtorët dhe mund t’i bëj nderimet mundet të bëhet 24 orësh.
“Këtu nuk ka lidhje ministri i shëndetësisë. Pacientët shërbimet në këtë ambulancë i paguajnë privat”, tha Ismaili.

